Arkiv-Lajme
Zgjedhjet e Kosovës; Lista për Shqipërinë Natyrale do ta shprehë nesër mbështetjen për partinë që do përkrahë
Nuk dihet sesa ndikim ka realisht, gjithsesi zgjedhësve kosovarë do t’u duhet të presin deri nesër për të mësuar se cilën parti do të përkahë publikisht Kryetari i Listës për Shqipërinë Natyrale, Koço Danaj. “Nëpërmjet Facebook’ut, Danaj ka thënë se këtë pozicionin po e bën pas kërkesave të shumë simpatizantëve të Listës për Shqipëri Natyrale”, thotë Express. Më poshtë lexojeni të plotë reagimin e tij:
Jemi “katandisur” të presim notën e provimit nga drejtoria BE, thotë Rama dhe ngjall komente
Deklaratat e kryeministrit Edi Rama në konferencën “Sfida e zhvillimit ekonomik”, ishin pjesërisht të lidhura me ekonominë. Ra në sy ftesa e Ramës për investitorët tanë dhe të huaj, të fokusohen tek bujqësia, agrobiznesi dhe fshati. Por kryefjala mbetet krahasimi që kryeministri bëri lidhur me statusin e vendit kandidat:
Arti i shmangies: “Pallati i Bashës” në Vlorë, skadojnë afatet e hetimit për Xhaferr Isufin, thotë Dita
Duket se familjarisht, kryetari i PD-së dhe bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, ja ka marrë dorën mospërballjes me drejtësinë “për efekt procedurash”. Sipas gazetës Dita, sot mbushen 6 muaj nga denoncimi i bujshëm që Ministria e Brendshme bëri në prokurori për pallatin e vjehrrit të Bashës në Ujin e Ftohtë, objekt që u shemb me eksploziv si ndërtim pa leje. Megjithëse Xhafer Isufi, aksioner i “Kompleksit Jon”, u akuzua se kishte falsifikuar firmat e të vdekurve për të ngritur atë objekt, gjashtë muaj nga dita e denoncimit ende nuk ka emra të akuzuarish të dërguar në gjykatë.
Nikolas Gejxh në shenjtërimin e katedrales ortodokse, reagojnë AK dhe PDIU
Në një foto e agjencisë LSA gjatë shenjtërimit të Katedrales Ortodokse, Aleanca Kuq e Zi ka pikasur Nikolas Gejxhin, shtetasi greko-amerikan i njohur si një ndër lobistët më të fortë anti shqiptarë dhe i cilësuar “Person Non-grata” në Shqipëri. Gejxh ndodhet në krah të Vasil Bollanos, ish-kryebashkiaku i Himarës. AK ka reaguar sot ndaj kësaj pranie, të një personi që sipas saj “kërkon çlirimin me armë të Himarës. Qeveria lejoi terroristët të vijnë në Shqipëri. Në fotot që disponojmë, ka edhe eksponentë antishqiptarë”.
Mapo: Goro: Himara, bashki më vete me Vranishtin dhe Lukovën
Ndryshe nga sa pretendojnë përfaqësuesit e minoritetit grek në vendin tonë në lidhje me përcaktimin e Himarës si një bashki e re së bashku me fshatrat që sot përbëjnë komunën e Vranishtit dhe Lukovës, kreu i pushtetit lokal në këtë njësi, kryetari i Bashkisë, Gjergji Goro e sheh këtë zgjidhje si pozitive. Në një intervistë për MAPO-n, ai kërkon që çështja të mos trajtohet me nota nacionaliste, por në aspektin e përfitimit të qytetarëve.
Edhe Apeli i Durrësit mbron Gjin Gjonin, ministri Naço kërkesë KLD-së
Gjykata e Apelit Durrës ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për pezullimin e anëtarit të KLD-së Gjin Gjoni, i akuzuar për fshehje të pasurisë në vlerë 2 milionë euro. Në këtë mënyrë gjykata e Apelit Durrës ka lënë në fuqi në këtë mënyrë vendimin e Gjykatës së Elbasanit duke mos e pezulluar Gjonin, dhe duke rrëzuar në këtë mënyrë kërkesën e Prokurorisë. Pak ditë më parë Prokuroria apeloi vendimin e Gjykatës së Elbasanit, duke kërkuar kështu pezullimin e amnëtarit të KLD-së. Gjyqtari Gjin Gjoni akuzohet nga ILDKP për fshehje të pasurisë në vlerën e rreth 2 milionë eurove.
Shqipëri-Kosovë, unifikohet sistemi arsimor parauniversitar dhe programet
Kosova dhe Shqipëria do të unifikojnë sistemin arsimor parauniversitar dhe programet mësimore. Arsimi shqiptar do të orientohet nga modeli i Kosovës, i cili është i ngjashëm me atë evropian. Një ditë para marrëveshjes në Tiranë me homologun nga Kosova, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla tregoi para mediave se çfarë sjell unifikimi i kurrikulave dhe sistemit arsimor për nxënësit dhe mësuesit shqiptarë.
Llalla “u prish pushimet vartësve”: Do njoftoni me shkrim vendin dhe adresën ku shkoni
Prokurorët e vendit, në rast daljeje jashtë shtetit ose edhe me pushime brenda territorit të vendit, duhet të lenë të dhëna të sakta në sekretarinë e prokurorisë ku ushtrojnë detyrën. Një shkresë e dalë në 27 maj 2014 nga zyra e kryeprokurorit Adriatik Llalla, udhëzon të gjithë prokurorët që një veprim i tillë duhet ta kryejnë me shkrim dhe njëherësh të njoftojnë eprorin. Në relacionin drejtuar sekretarisë, sipas udhëzimit të fundit duhet të shënohet vendi, qyteti ose shteti, zona se ku do pushohet, numri i celularit të vetë prokurorit si dhe ditët e qëndrimit në këtë vend.
Skënderaj, fushëbetejë e ashpër elektorale mes Thaçit dhe Limajt
Edhe pse tani për tani po luftohet vetëm me postera dhe billboard, një përplasje e ashpër po zhvillohet në komunën e Skënderajt . “Nata mund të erret me një kandidat për deputet, kurse mëngjesi të gdhihet me një kandidat tjetër”, komenton Gazeta Express. Kjo betejë është duke u zhvilluar sa në mes të partive të ndryshme, aq edhe në mes të vetë kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës, për këtë komunë.
Ardian Vehbiu në “Tonight”: Nuk është karakteristikë e intelektualit që të rreshtohet në grupe dhe t’i shprehë mendimet e veta kolektivisht
Në një intervistë për “Tonight Ilva Tare” në Ora News, Ardian Vehbiu, shkrimtari dhe publicisti, fituesi i çmimit ‘Ardian Klosi’ në Festivalin e Librit dhe Artit Pamor këtë vit, ka folur për gjendjen e Shqipërisë sipas këndvështrimit të tij. Vehbiu ka kritikuar gjuhën e ashpër të politikës në parlament dhe mendon se shoqëria shqiptare është e paqetë me veten. Vehbiu ka folur edhe për peticionin e fundit që është firmosur nga 57 intelektualë ku kundërshtohej parade gay në Tiranë, me argumentin e mbrojtjes së familjes së shëndoshë.