Arti i shmangies: “Pallati i Bashës” në Vlorë, skadojnë afatet e hetimit për Xhaferr Isufin, thotë Dita

Postuar në 03 Qershor, 2014 07:11

Duket se familjarisht, kryetari i PD-së dhe bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, ja ka marrë dorën mospërballjes me drejtësinë “për efekt procedurash”. Sipas gazetës Dita, sot mbushen 6 muaj nga denoncimi i bujshëm që Ministria e Brendshme bëri në prokurori për pallatin e vjehrrit të Bashës në Ujin e Ftohtë, objekt që u shemb me eksploziv si ndërtim pa leje. Megjithëse Xhafer Isufi, aksioner i “Kompleksit Jon”, u akuzua se kishte falsifikuar firmat e të vdekurve për të ngritur atë objekt, gjashtë muaj nga dita e denoncimit ende nuk ka emra të akuzuarish të dërguar në gjykatë. Sipas gazetës, janë një sërë dosjesh në limitet e afatit të hetimit, duke filluar nga denoncimi që iu bë ish- ministrit Spiro Ksera, për abuzimet me ndihmat ekonomike dhe fondet e invalidëve, dosja e Arben Imamit për abuzimin me  spotet publicitare, dosja për vajzën e ish- kryeministrit Berisha, Argita Malltezi. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për denoncimin e ndërtimit të “Sheshit Skënderbej”, ku akuzohej Lulzim Basha për shpërdorim detyre, për të cilin prokuroria pushoi hetimet. Dosjet që kanë përfunduar në gjykatë janë ato të kryebashkiakëve Shpëtim Gjika dhe Xhelal Mziu, si dhe të disa zyrtarëve të mesëm dhe të vegjël.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.