Skënderaj, fushëbetejë e ashpër elektorale mes Thaçit dhe Limajt

Postuar në 02 Qershor, 2014 15:56

Edhe pse tani për tani po luftohet vetëm me postera dhe billboard, një përplasje e ashpër po zhvillohet në komunën e Skënderajt . “Nata mund të erret me një kandidat për deputet, kurse mëngjesi të gdhihet me një kandidat tjetër”, komenton Gazeta Express. Kjo betejë është duke u zhvilluar sa në mes të partive të ndryshme, aq edhe në mes të vetë kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës, për këtë komunë. Numri i kandidatëve të PDK-së për deputet nga kjo komunë është tepër i madh, mbi dhjetë, e këtij kontigjenti gjatë këtyre ditëve i janë shtuar edhe kandidatë të tjerë të PDK-së, nga komunat tjera që po shpresojnë që të zhvasin ndonjë votë në atë që konsiderohet hambari i votave të PDK’së. Por ekuacionin e komplikon diçka tjetër: Tashmë atje ka tensione edhe në mes të subjekteve politike që vijnë nga të njëjtat rrënjë luftarake. PDK-ja e Thaçit ka konkurrente edhe Nismën e Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit, për herë të parë një përçarje e kësaj natyre që prej pasluftës.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.