Nikolas Gejxh në shenjtërimin e katedrales ortodokse, reagojnë AK dhe PDIU

Në një foto e agjencisë LSA gjatë shenjtërimit të Katedrales Ortodokse, Aleanca Kuq e Zi ka pikasur Nikolas Gejxhin, shtetasi greko-amerikan i njohur si një ndër lobistët më të fortë anti shqiptarë dhe i cilësuar “Person Non-grata” në Shqipëri. Gejxh ndodhet në krah të Vasil Bollanos, ish-kryebashkiaku i Himarës. AK ka reaguar sot ndaj kësaj pranie, të një personi që sipas saj “kërkon çlirimin me armë të Himarës. Qeveria lejoi terroristët të vijnë në Shqipëri. Në fotot që disponojmë, ka edhe eksponentë antishqiptarë”. Ndërkohë në një reagim të PDIU-së, ftesa për këtë njeri cilësohet si një fyerje të rëndë kombit. “Kushdo nga organizatorët që mendon se Gejxh dhe Bollano përfaqësojnë ortodoksët shqiptarë tregon se nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë dhe shqiptarët që janë më shumë se 90% e ortodoksëve në vend. Ata duhet të përgjigjen se me çfarë cilësie është ftuar Gejxh, i cili nuk njihet si figurë fetare, veçse si figurë antishqiptare. Kjo është një fyerje e rëndë që i bëhet kombit tonë dhe në veçanti ortodoksëve shqiptarë”, thotë PDIU. TV Neës 24 raporton se hyrja e Gejxh në Shqipëri nuk është regjistruar në sistemin TIMS.
a.k
Comments
Reagimi i PDIU kundrejt

Reagimi i PDIU kundrejt Nikola Geijxh dhe Bollano eshte jashte hapsires dhe kohes sepse:

1. Elektorati i kesaj partie nacionaliste nuk ka lidhje me te krishteret orthodhokse

2. Nikola Geijxh eshte nje shkrimtar (lexoni librin best seller "Eleni") dhe publicist i shquar amerikan, kshilletar i te pakten nje qeverie amerikane dhe BDIU duhet ta dije se terroristet nuk vijne nga presonalitete me influence ne USA.

3. Vete Sali Berisha i cili e kishte shpallur non grata kete qytetar te shquar amerikan, u detyrua te terhiqet, madje ta prese nen shoqerimin e personaliteteve amerikane dhe ne 2011, ne prag te censusit Gejxh u prit ne Gjirokaster ne seline e MEGA-partia e dyte e minoritetit grek ne aleance me ish koalicionin e Berishes, parti prej se ciles Berisha kishte ministrin e saj Ksera.

4. Gejxh, i lindur ne Epir ka qene e eshte nje avokat i shquar i te drejtave te minoritetit grek me te cilin ka te njejten origjine dhe si i tille eshte kuptueshme pse qarqet nacionaliste shqiptare ju vjen per mbare ta quajne "antishqiptar", kurse BDIU ka hesape direkte kunder tij per shkak te deklarates se tij ne Gjirokaster ne 2011 "After World War II 14 million Europeans were expelled from their places of origin because it collaborated with Nazism, here came in, and rights. I can not tell if this is right or wrong but I can not get the solution for the moment "

5. Minoriteti grek, pjestaret e se ciles jane pjese kryesore e besimtareve te Kishes orthodhokse Shqiptare e konsideron Gajxh nje figure te shquar dhe pjesemarrja e tij ne nje ceremoni fetare edhe te sajen ishte nje gje krejt normale, ndonse qarqeve nacionaliste nuk ju pelqen kjo gje. Atyre nuk ju pelqen as prania e te vetmes organizate politike Omonia qe bashkon minoritetin grek, me kryetarin e saj z. Bollano. Por, nuk besoj se perfaqesuesi i minoritetit grek duhet te marre aprovimin e nje partia si puna e Aleances Kuq e zi apo BDIU (e cila eshte totalisht kunder minoritetit grek, ndersa do te duhej qe te merrej me problemet e saja), dhe as te ashtuquajturve "At Nikolla" te sponsorizuar nga qarqet nacionaliste.

Le te pranojme me se fundi se kjo ceremoni fetare qe mblodhi gjithe kreret e kishave lindore (pjestare te Eu, ose jo apo ne proces pranimi e siper) ishte nje sukses i plote dhe i shtoi pike Shqiperise ne arenen Europiane. Sjellja e Shqiperise se izoluar e periudhes moniste qe per cdo divergjence me te huajt i shpallte ata armiq tani eshte e vjeteruar. Edhe kur ndonje "mysafir" shpreh dicka qe nuk na pelqen, kjo eshte pjese e multikulturalizmit. Nuk mund te detyrojme nje klerik serb apo polak te kete te njejtin mendim me nje shqiptar.

Cuditerisht u morr interviste vetem nje person, kreu i kishes serbe madje me axhende politike pyetjesh. Kreut te orthodhoksise boterore tereshenjterise se tij, patriarkut Ekumenik Vartholemeut nuk ju kerkua ndonje interviste nga asnje gazete, madje as fjala e tij ne kete ceremoni nuk u dha nga shtypi ! As fjala e hiresise se tij Krypeshkopit Anastas nuk u dha nga shtypi ! Por ju kerkua nje interviste kryepeshkopit Serb, a nuk eshte qarte qe te zotet e shtepise nuk duhej te provokonin te huajt kur pergjigja e pyetjeve te tyre ishte pritmerisht e papelqyeshme per ne! Madje i u perveshen nje fushate blasfemuese ndaj tij duke synuar ne fakt kreun e Kishes Shqiptare qe realizoi evenimentin me te rendesishem fetar te epokes pluraliste ne prag te dhenies se statusit te Shqiperise si vend kandidat i EU!

Pse ne ceremoni nuk ishte i

Pse ne ceremoni nuk ishte i ftuar primati ortodoks i MAqedonise dhe Ukraines, po i Serbise? Maqedonia eshte shtet fqinje me ne, Serbia jo. Nuk do kishte qene problem i madh mosprania e nje provokatori serb, mbeshtetes i genocidit ne Kosove. Kreu i Kishes se pushtuar Ortodokse Shqiptare ben politiken e Greqise dhe nuk therret homologun e tij maqedonas dhe po ashtu ben politiken e miqesise me Rusine dhe nuk therret homologun e tij ukrainas.

Fakti qe Geixh paska fyer camet duke i cilesuar kolektivisht bashkepunetore te fashizmit, qe kane merituar te vriten, digjen e perzihen nga shtepia e ben trefish me te ndyre pranine e tij ne Tirane. Turp per keun e Kishes se pushtuar Ortodokse Shqiptare qe e fton, kur ky nuk eshte as klerik e as nepunes shteti, por thjesht nje lobist nacionalist grek. Turp per shtetin tone dhe per opoziten qe lejojne pranine e tij ne Tirane. Parlamenti shqiptar e njeh si genocid tragjedine e cemerise dhe mohuesit e ketij genocidi nuk mund te qendrojne ne te njejten ndertese me presidentin e republikes, kryeministrin e kryetarin e opozites, si ndenji Gejxhi me te gjithe keta nen te njejten cati ne Tirane.

Turp per te gjithe ata qe per arsye fanatizmi fetar shkelin gjakun e viktimave te Camerise dhe Kosoves.

Ne respekt te diskutimit te

Ne respekt te diskutimit te lire dhe jo te ndonje Hasani apo Islami qe mpleksen kot me probleme te orthodhoksise, ndonse komentuesi nuk u muar me argumentat e mia, madje edhe nje koment ne thonjeza te Geixh e ka perkthyer shtrember, po jap disa mendime.

Ndonse nuk i di arsyet pse nuk eshte e ftuar e ashtuquajtura "Kishe e Maqedonise" ne kete ceremoni, por u konsultava me informacionin e shkruar dhe gjeta se Kisha orthodokse e Skopjes u shkeput nga patriarkana Serbe ne 1967 duke u vete shpallur "Kisha orthodhokse e Maqedonise" te cilin Patriarku Ikumenik Bartolemeu e ka quajtur si nje organizata jo kristiane dhe me mbeshtetje shteterore. Deri me sot nuk eshte njohur nga asnje lloj kishe zyrtare. Madje kryepeshkopi i Ohrides i varur nga patrikana Serbe qe mbulonte kete pjese eshte burgosur nga shteti "maqedonas" me pretekste shperdorimesh, dicka e tille eshte denuar dhe nga State Department i USA. Si Kishe e panjohur nga kishat zyrtare orthodhokse, ajo nuk eshte ftuar asnjehere ne cdo lloj ceremonie boterore te kishave orthodhokse. Kjo e ben te qarte pse Kisha autoqefale shqiptare nuk mund ta ftonte pederi sa nuk e njeh si te tille, sepse do humbte keshtu mbeshtetjen e kishave te tjera orthodhokse, tre nga te cilat i takojne vendeve te EU (Bullgaria, Roumania, Polonia) dhe do te shkonte kunder Patrikanes ikumenike te Stambollit.

Permendim me kete rast qe eshte pikerisht kjo kishe autoqefale e pa njohur nga bota orthodhokse qe ka shuguruar prift te ashtuquajturin at Nikoll Markun, i cili kohen e lire prej 24 oresh (edhe ne gjume) e harxhon duke sulmuar Kryepeshkopin e Shqiperise, Anastas i mbeshtetur nga qarqe nacionaliste.

Ne nje pozite te ngjashme kemi kishen orthodhokse te Ukraines, e cila nuk eshte e njohur nga kisha Ruse. Per me shume mund te kerkni dhe gjeni vet.

Keshtu per te kuptuar ceremonialin e kishave te njohura zyrtare, nuk mjafton te lexosh K. Myftaraj i cili i servir publikut gjysmen e informacionit. Sipas jush, me mire te ftoheshin gjithe perfaqesuesit e kishave orthodokse zyrtare te njohura nga Patriarkana Ikumenike, apo te ftohej "Kisha e Maqedones" dhe Ukraines dhe te mungonin shumica e perfaqesuesve te kishave orthodhokse ?

Keto naze nuk te shkojne ketu

Keto naze nuk te shkojne ketu Stafan H, hidhu perpjete po deshe, hesap po me jep mua Hasanit te Islamit. Mua po me pergjigjesh se nuk te begenisi tjeter kush vec meje. Po edhe une nuk po te begenis per emrin e bukur, as pse me ha barku per fene tende. Thjesht dua te ngulisesh mire ne koke faktin e thjeshte se me problemet e Kishes Autoqefale Ortodokse te Shqiperise do merren te gjithe, ateiste, muslimane, katolike, e ortodokse shqiptare. Do merret cdo shtetas shqiptar, i cdo kombesie apo feje qofte. Cdo organizate e ligjshme ne Shqiperi, fetare ose jofetare, pergjigjet para ligjeve e interesave te vendit dhe jo para deshirave e interesave private. Nuk po u nderhyn njeri ortodokseve t'u tregoje si te besojne e si te luten e si te vajosen, por njerezit interesohen per veprime publike te nje organizate te rendesishme si Kisha, pasojat e veprimeve te se ciles mund t'i paguaje cdo shqiptar, me ose pa fe.

Perderisa ne katedrale kishte edhe muslimane si Bujar Nishani, per fqinjesi te mire mund te kishte dhe ortodokse maqedonas, po problemi eshte se greket qe kane pushtuar kishen e shqiptareve nuk e njohin Maqedonine. Edhe ti, Stefan H ia fut ne thonjeza emrin Maqedonise dhe maqedonasve, si greket. Pra maqedonasit jane maqedonas fallso, se ashtu thote Greqia. Kryeqytetin e atij vendi e shkruan Skopje, e jo Shkup si shqiptaret. Keto jane vetem ca shenja te rastit qe tregojne sesi permes fese Greqia ka arritur te rekrutoje shpirterisht shqiptaret, t'i beje te ndjekin verberisht qendrimet e saj politike. Eshte i rrezikshem mesazhi qe i japin shqiptareve besimtare ortodokse qe nuk kane asgje per te thene kur nje promovues, mbeshtetes i genocidit ne Kosove, nje lobues antishqiptar si Irinej qe vjen i ftuar fetarisht ne Tirane. Vjen nje antishqiptar i njohur boterisht te bekoje nje tempull ne Tirane dhe duhet ta repektoje shqiptari kete veprim, ne kryeqytetin e tij, vetem pse keshtu ka vendosur nje grek qe drejton Kishen shqiptare? Bravo i qofte myslimaneve Ramiz Alia e Sali Berisha qe lejuan shtetasin e nje vendi ne gjendje lufte me Shqiperine te vije e te drejtoje Kishen. Produkti i 20 vjeteve misionarizem grek ka prodhuar shqiptare ortodokse qe nuk identifikohen me problemet e vuajtjet e kombit te vet, po me ato te shtetit qe mban ligje lufte ne fuqi kunder kombit. Ja ku na shpuri teoria e mosnderhyrjes ne punet e fese tjeter, pushtimin grek te kishes e kemi peshqesh nga myslimane si Ramizi dhe Saliu.

Injoranca dhe sharja nuk

Injoranca dhe sharja nuk jane argumenta, o anonim i "dashur".

fane mos u mërzit kur të

fane

mos u mërzit kur të thonë spiun!!

nuk të ka lezet të mohosh zanatin,ndoshta dhuntinë,tënde!!

ik mor legen!!

Add new comment