Llalla “u prish pushimet vartësve”: Do njoftoni me shkrim vendin dhe adresën ku shkoni

Prokurorët e vendit, në rast daljeje jashtë shtetit ose edhe me pushime brenda territorit të vendit, duhet të lenë të dhëna të sakta në sekretarinë e prokurorisë ku ushtrojnë detyrën. Një shkresë e dalë në 27 maj 2014 nga zyra e kryeprokurorit Adriatik Llalla, udhëzon të gjithë prokurorët që një veprim i tillë duhet ta kryejnë me shkrim dhe njëherësh të njoftojnë eprorin. Në relacionin drejtuar sekretarisë, sipas udhëzimit të fundit duhet të shënohet vendi, qyteti ose shteti, zona se ku do pushohet, numri i celularit të vetë prokurorit si dhe ditët e qëndrimit në këtë vend.
Udhëzimi i fundit i kryeprokurorit Llalla për pushimet vjetore, vlen për të gjitha shkallët e prokurorive, si ato të shkallës së parë, Apelit, Krimeve të Rënda dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Më parë, të gjithë prokurorët që largoheshin nga Shqipëria duhet të njoftonin eprorët, por rregulli ishte evaziv. Kryeprokurori Llalla gjatë përpilimit të këtij udhëzimi i është referuar një VKM-je për “kohëzgjatjen e punës dhe të pushimit në institucionet shtetërore” leja e zakonshme për prokurorët të kryhet nga data 1 deri në datën 31 gusht.
a.k
Comments
La nam
<p> La nam</p>
HAJDE GAZETAR DHE CFARE
<p>HAJDE GAZETAR DHE CFARE LAJMI????????Kjo qarkore ka 6 vjet qe del ne muajin Korrik te cdo viti nga prokurori i pergjithshem.Eshte nje planifikim rutine pune. Vetem qe sivjet per shkak ngarkese e kane xjerre qe me Maj.</p>
Add new comment