Edhe Apeli i Durrësit mbron Gjin Gjonin, ministri Naço kërkesë KLD-së

Postuar në 03 Qershor, 2014 04:28

Gjykata e Apelit Durrës ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për pezullimin e anëtarit të KLD-së Gjin Gjoni, i akuzuar për fshehje të pasurisë në vlerë 2 milionë euro. Në këtë mënyrë gjykata e Apelit Durrës ka lënë në fuqi në këtë mënyrë vendimin e Gjykatës së Elbasanit duke mos e pezulluar Gjonin, dhe duke rrëzuar në këtë mënyrë kërkesën e Prokurorisë. Pak ditë më parë Prokuroria apeloi vendimin e Gjykatës së Elbasanit, duke kërkuar kështu pezullimin e amnëtarit të KLD-së. Gjyqtari Gjin Gjoni akuzohet nga ILDKP për fshehje të pasurisë në vlerën e rreth 2 milionë eurove. Sipas Gjonit akuzat janë të pabaza pasi pasuria e tij ka ardhur si pasojë e të ardhurave nga puna e bashkëshortes së tij.  Nga ana tjetër,ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka depozituar kërkesën pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për masën disiplinore të shkarkimit nga detyra, të gjyqtarit Gjin Gjoni, i akuzuar për fshehje të pasurisë. Sipas Naços refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, janë shkelje shumë të rënda që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit dhe i propozon KLD-së, duke kërkuar shkarkimin e tij.

a.k

Comments

Submitted by ervini (not verified) on

<p>pse nuk behet vete Nasip Pushndershmi gjyqtar dhe ta denoje kete Gj-ene ne katror qe na paska mashtruar per pasurite e veta nderkohe qe qiraxhiu me 3 milione lek te vjetra ne banke pas 17 viteve ne politike na paska thene te verteten sikurse dhe Meta per punen e 700 mije eurove qe nuk i ka marre kurre. Nese duam &nbsp;te crrenjosim nje sistem nuk fillohet nga Gj-ja por A, B dhe C per te cilet askush nuk ka dyshim se cilet jane. Por nasipi eshte vete pjese e sistemit alfabetik korruptiv prandaj anashkalon germat e para sikurse do te beje edhe n-ne kur ti vije rradha pas tyre. Po GJ, ç , dh , sh dhe zh do te denohen dhe rrepte per ti sherbyer njekohesisht pastertise morale te nasiperve&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.