Arkiv-Lajme
Qeveria miraton ndryshime ligjore për kompensimin e të përndjekurve. Veliaj: “70% e pagesave për ata që janë gjallë. Pastaj trashëgimtarët”
Qeveria ka vendosur sot të ndryshojë në thelbin e vet ligjin për ish-të përndjekurit politikë, duke rregulluar formulën e kompensimit. Ndryshimin në ligj e ka bërë publik pas mbledhjesë qeverisë, ministri i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj. “Baza kryesore e ndryshimeve në ligj ka të bëjë me ndryshimin e rendit të pagesave për të përndjekurit.
Kryeministri i ri serb Vuçiç në darën e presioneve. “Përpjekje për të më rrëzuar”, deklaron ai
Kryeministri i ri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç duket se ka jo pak probleme, të brendshme dhe të jashtme. Në ditët e para të marrjes së detyrës, Stefan Fule i kërkoi atij në Beograd që Serbia t’i bashkohej sanskioneve kundër Rusisë, në kuadër të krizës ukrainase. Në planin e brendshëm, Vuçiç është përballur me disa shantazhe që lidhen me arrestimin e Darko Sariç, ku ai në cilësinë e ish-zv.kryeministrit mbikëqyri kapjen e bosit serb të trafikut të drogës. Më tej akoma, OSBE-ja bëri të ditur se ka censurë për shtypin në Serbi, një deklaratë që provokoi reagime të mëdha.
Zv.drejtori i Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake, Eduard Bala: “Pajisjet e përgjimit janë përdorur për të survejuar individë”
Pajisjet përgjuese që disponohen nga Agjenica e Inteligjencës së Mbrojtjes janë përdorur jashtë qëllimit zyrtar të tyre për të survejuar individë të caktuar. Këtë fakt e ka pretenduar më herët ish-opozita socialiste, por sot, gjatë zhvillimit të një tryeze ku kanë marrë pjesë edhe deputetët të Komisionit të Sigurisë, e ka pohuar edhe zv.drejtori i Agjencisë, Eduard Bala. “Janë blerë jashtë misionit dhe janë çuar te kundërzbulimi. I kishte kundërzbulimi i brendshëm...pse u çuan aty, dhe veçanërisht te pjesa që merret me ndjekjen e individëve të caktuar?"tha Bala.
Al-Sisi instalohet në pushtet me vota. Festime në Egjipt dhe përshëndetje nga komuniteti ndërkombëtar
Abdel Fatah al-Sisi, ish-shefi i ushtrisë egjiptiane ka korrur fitoren elektorale në zgjedhjet për president të vendit. Dhe duket se është i legjitimuar në këtë pozicion, nisur qoftë nga festimet e mëdha brenda vendit, sidomos në Kajro, ashtu edhe nga reagimi ndërkombëtar. Kështu, presidenti amerikan Barak Obama deklaroi nga Europa, se ai është i angazhuar që në të ardhmen të vendosë bashkëpunim me Al-Sisin. Ndonëse kanë shprehur rezerva dhe shqetësim për kufizimet politike në vend, duket se SHBA-të kanë pranuar zgjidhjen e prodhuar aktualisht në Egjipt.
Komisioni i Ekonomisë, rezolutë për të frenuar daljen e parave jashtë. Vitin e kaluar u investuan jashtë vendit 2.85 miliardë dollarë
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka tërhequr vëmendjen ndaj Bankës së Shqipërisë për investimin e parave jashtë vendit. Me këtë rast është miratuar edhe një rezolutë e posaçme që në fund të fundit i heq një minus rolit të BSh-së në këtë drejtim. Ish-ministri i Financave Ridvan Bvode ka sjellë një shifër domethënëse: “Vitin e kaluar kredia ra, por fitimet e bankave u rritën me 40 për qind. Diku i investojnë ata...”. Dhe bëhet fjalë për një shifër investimi prej 2.85 miliardë dollarë e gjitha e nxjerrë jashtë tregut shqiptar.
Drejt ndryshimit të çmimit të energjisë?
Kreu i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti ka apeluar përmes një prononcimi televiziv që të merren masa për rregullimin në sektorin e energjisë, pasi përndryshe fatura për buxhetin mund të bëhet e papërballueshme. Sipas tij formula aktuale që për konsumin mbi 300 kilovat orë energji paguhet një çmim gati dyfish duhet të ndryshojë dhe çmimi i energjisë duhet të unifikohet. Humbjet në rrjet mbeten shumë të larta, rreth 40%, dhe arkëtimi është në kuotat e 55%.
Kristiandemokrati Roderich Kiesewetter: “Ende nuk një vendim për Shqipërinë, por në Bruksel ekziston gatishmëria për një “Po””
“Dojçe Vele” i ka marrë sot një intervistë deputetit kristiandemokrat CDU, Roderich Kiesewetter. AI ëhstë pyetur për zgjedhjet në Kosovë dhe çështjet ndëretnike aty, qëndrimin e serbëve në raport me zgjedhjet e 8 qershort dhe dialogun Serbi-Kosovë. Më tej, Kieseëetter është pyetur edhe për çështjen e statusit të vendit kandidat për Shqipëri si dhe sfidat e vendit tonë. “Aktualisht është vështirë të thuhet. Mendoj se aktualisht në Bruksel ekziston gatishmëria që Shqipërisë t'i jepet statusi i kandidatit. Por ka dhe disa detyra, që duhet të kryhen.
Surroi flet për nevojën e riçlirimit të Kosovës. “E lamë këtë vend të zaptohet sërish”
“Këmbët e gjarprit”, kështu e ka titulluar librin e ri publicisti dhe botuesi i “Kohës Ditore”, Veton Surroi. Vetë ky i fundit ka preferuar të përcjellë disa mesazhe jo pak të rëndësishme me rastin e promovimit. “Edhe pse të çliruar, një ditë pas çlirimit e lamë këtë vend të zaptohet”, ka thënë ai. Është fjala për zaptimin nga korrupsioni dhe krimi.
“Reformohet” e vërteta e avionit të Divjakës. “Mapo” shkruan se në kërkim është shpallur edhe një ish-punonjës policie
Avioni i Divjakës, që krijoi aq shumë zhurmë në politikën e Tiranës mund të fshehë emra të rinj pas trafikut të supozuar të drogës. Kështu gazeta “Mapo” bën me dije sot, përmes një artikulli, se hetimet e deritanishme kanë nxjerrë në dritë përfshirjen e një ish-punonjësi policie në trafikun e drogës. “Ish-polici, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimore, dyshohet se ka patur rol të rëndësishëm në gjetjen e dhe transportin e lëndës narkotike që do të ngarkohej më pas në avionin e drejtuar nga piloti italian, Giorgio Riformato”, shkruan “Mapo”.
KE rekomandon: Shqipërisë t’i jepet statusi kandidat
Progres-raporti i Komisionit Evropian i ka rekomanduar Këshillit Europian që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat. Raporti është bërë publik në të njëjtën kohë kur në Tiranë po mbahen bisedimet e nivelit të lartë BE-Shqipëri, ku i pranishëm është edhe komisioneri Sstefan Fyle. Sipas raportit, numri i rasteve të denoncuara për korrupsionin është rritur 16% krahasuar me një vit më parë. Gjithashtu, policia ka zhvilluar operacione të suksesshme në luftën ndaj drogës e pastrimit të parave.
