Drejt ndryshimit të çmimit të energjisë?

Postuar në 04 Qershor, 2014 08:51

Kreu i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti ka apeluar përmes një prononcimi televiziv që të merren masa për rregullimin në sektorin e energjisë, pasi përndryshe fatura për buxhetin mund të bëhet e papërballueshme. Sipas tij formula aktuale që për konsumin mbi 300 kilovat orë energji paguhet një çmim gati dyfish duhet të ndryshojë dhe çmimi i energjisë duhet të unifikohet. Humbjet në rrjet mbeten shumë të larta, rreth 40%,  dhe arkëtimi është në kuotat e 55%. Të dy këta elementë, që ndikojnë në kosto, janë përgjegjësi e kompanive administruese dhe e shtetit dhe është pak e pranueshme që kostot aktuale t’u ngarkohen qytetarëve në të ardhmen. “Vizion Plus” që i ka marrë Ahmetit prononcimin bën me dije se shumica e familjeve shqiptare konsumojnë më pak se 300 kilovat dhe për rrjedhojë paguajnë me 7.7 lekë për kilovat orë. Siç mund të shihet kjo duket një shifër e vogël dhe me këtë rast ERE ka menduar që thjesht të propozojë rritje çmimi.

http://vizionplus.al/ere-tarifat-e-reja-te-energjise/

s.z 

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Perpara se te rritet cmimi duhet te ulen humbjet ne rrjet, pastaj vjedhjet dhe abuzimet dhe ne kete menyre del pastaj kostoja dhe nese do te kete nevoje do te percaktohet ndershmerisht sa rritje reale kerkohet. Por keta nuk jane te afte te eleminojne humbjet dhe abuzimet, d.mth. i marrin rrogat kot, dhe ja rrasin kostot popullit te ndershem qe paguan energjine rregullisht, ndersa hajdutet te vazhdojne te vjedhin se i mbulojme ndryshe kostot. Kesaj i thone t&#39;ja futesh vetes.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.