Kryeministri i ri serb Vuçiç në darën e presioneve. “Përpjekje për të më rrëzuar”, deklaron ai

Kryeministri i ri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç duket se ka jo pak probleme, të brendshme dhe të jashtme. Në ditët e para të marrjes së detyrës, Stefan Fule i kërkoi atij në Beograd që Serbia t’i bashkohej sanskioneve kundër Rusisë, në kuadër të krizës ukrainase. Në planin e brendshëm, Vuçiç është përballur me disa shantazhe që lidhen me arrestimin e Darko Sariç, ku ai në cilësinë e ish-zv.kryeministrit mbikëqyri kapjen e bosit serb të trafikut të drogës. Më tej akoma, OSBE-ja bëri të ditur se ka censurë për shtypin në Serbi, një deklaratë që provokoi reagime të mëdha. Dhe për të mos mjaftuar vetëm këto, sot gazeta serbe “Blic” njofton se edhe Berlini zyrtar është shumë i acaruar me aktin e presidentit serb, Tomislav Nikoliç, i cili takoi kreun e Dumës ruse, Sergey Naryshkin, që është përfshirë në listën e personjave që janë subjekt i sanksioneve. Të gjitha këto përfaqësojnë tensionin e madh që përshkron aktualisht Beogradin, i tillë saqë ditë më parë, Vuçiç foli për përpjekje nga “fuqi të huaja për ta rrëzuar nga pushteti”.
http://english.blic.rs/News/10433/Vucic-Foreign-countries-attempted-to-o...
s.z
Add new comment