Zv.drejtori i Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake, Eduard Bala: “Pajisjet e përgjimit janë përdorur për të survejuar individë”

Postuar në 04 Qershor, 2014 11:40

Pajisjet përgjuese që disponohen nga Agjenica e Inteligjencës së Mbrojtjes janë përdorur jashtë qëllimit zyrtar të tyre për të survejuar individë të caktuar. Këtë fakt e ka pretenduar më herët ish-opozita socialiste, por sot, gjatë zhvillimit të një tryeze ku kanë marrë pjesë edhe deputetët të Komisionit të Sigurisë, e ka pohuar edhe zv.drejtori i Agjencisë, Eduard Bala. “Janë blerë jashtë misionit dhe janë çuar te kundërzbulimi. I kishte kundërzbulimi i brendshëm...pse u çuan aty, dhe veçanërisht te pjesa që merret me ndjekjen e individëve të caktuar?"tha  Bala.  Ky është një fakt i cili me siguri që do të kërkojë verifikime konkrete, por duket se akuza e ish-opozitës socialiste po konfirmohet edhe nga brenda institucionit. Në një farë mënyre, tjetërsimi i objektit të punës dhe destinacionit të pajisjeve përgjuese i vjen në ndihmë argumentit se në përgjithësi strukturat e sigurisë janë përgjegjëse edhe për shkallën e trafikut narkotik, përderisa mbulimi i infrastrukturës së mbrojtjes është në fakt edhe detyrë e tyre. Është një deduksion që vjen nga pohimi i sotshëm, por që ende nuk është zyrtar.

http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/79939/ALB

s.z   

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.