Kristiandemokrati Roderich Kiesewetter: “Ende nuk një vendim për Shqipërinë, por në Bruksel ekziston gatishmëria për një “Po””

“Dojçe Vele” i ka marrë sot një intervistë deputetit kristiandemokrat CDU, Roderich Kiesewetter. AI ëhstë pyetur për zgjedhjet në Kosovë dhe çështjet ndëretnike aty, qëndrimin e serbëve në raport me zgjedhjet e 8 qershort dhe dialogun Serbi-Kosovë. Më tej, Kieseëetter është pyetur edhe për çështjen e statusit të vendit kandidat për Shqipëri si dhe sfidat e vendit tonë. “Aktualisht është vështirë të thuhet. Mendoj se aktualisht në Bruksel ekziston gatishmëria që Shqipërisë t'i jepet statusi i kandidatit. Por ka dhe disa detyra, që duhet të kryhen. Kanë mbetur edhe disa javë, por dua të them shumë qartë: edhe nëse jepet statusi i kandidatit për anëtarësim në BE, kjo nuk do të thotë anëtarësim në BE, por detyrim që të kryhen edhe shumë detyra. Pra Shqipëria me siguri që para vetes ka një rrugë shumë të gjatë”, ka thënë ai. Ndonëse ka nënvizuar se në Berlin ende nuk ka një vendim për këtë gjë, duket se gjasat për një “Po” definitive për Shqipërinë kësaj radhe janë më të larta. Të paktën po të shihet se Gjermania, një nga vendet skeptike në muajin dhjetor, sot po shfaq shenja më të qarta gatishmërie për një dritë jeshile për vendin tonë.
http://www.dw.de/roderich-kiesewetter-gjermania-bashkëpunon-me-përfaqësuesit-legjitimë/a-17680412
s.z
Add new comment