Arkiv-Lajme
Merkel paralajmëron konferencë me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe thotë se Berlini nuk kundërshton zgjerimin e BE-së
Pak ditë pas 100-vjetorit të Luftës së Parë Botërore (28 korrik 1914), kancelaria e Gjermanisë, Angela Merkel do të thërrasë në një konferencë në Berlin të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku do të bëhet e qartë se Berlini do t’i mbështesë për një të ardhme të përbashkët.
Lajmi bëhet i ditur nga një video mesazh i kancelares, të publikuar në faqen e qeverisë gjermane, ku thuhet se të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një perspektivë të qartë në BE.
Edi Rama “qetëson” francezët: Mos u frikësoni, nuk do jemi në BE që nesër
Kryeministri Edi Rama i bën apel francezëve që të mos shqetësohen ndaj dhënies së statusit kandidat për anëtarësim për Shqipërinë. Në një intervistë në emisionin “Le Grand Soir 3” në France 3, Rama ka evidentuar faktin se anëtarësimi i plotë i Shqipërisë do të jetë gradual dhe do të marrë disa vite kohë. Ndaj, sipas kryeministrit shqiptar, francezët nuk duhet të shqetësohen nga dhënia e statusit kandidat, që është vetëm një prej etapave të procesit të integrimit.
Statusi mund të bllokohet nga Çekia, Tomasova: E vlerësojmë mbajtjen dhe mbrojtjen e investimeve
Edhe pse Çekia nuk ishte një prej 5 vendeve skeptike që kërkoi shtyrjen e dhënies së statusit për Shqipërinë mund të vendosë veton në Këshillin e BE-së. Dhe vota kundër e Çekisë do të mjaftonte për refuzimin e statusit kandidat, pavarësisht rekomandimit të Komisionit Evropian për dhënien e tij.
Mjekësisë Ligjore: Nuk mund ta verifikojmë nëse zemra e dërguar nga grekët i përket Karelit
Ngjarja e dhunimit deri në vdekje e të burgosurit shqiptar në Greqi, Ilia Kareli është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes. Kjo pasi, siç raporton “Gazeta Shqiptare”, ekspertët e Mjekësisë Ligjore në Shqipëri nuk kanë mundur të përcaktojnë nëse zemra që u soll në Shqipëri nga një prokuror dhe një ekspert, pasi ishte mbajtur në Greqi, i përket Karelit.
“Të djathtët e të majtët tradicionalë, për inat të vjehrrës inatçore, do të flenë me Shqipërinë”
Për ish-ministrin e Turizmit dhe Kulturës, Ylli Pango Shqipëria ka problem me idetë. “Ende nuk besoj se ka dalë ideja, pra lideri i duhur për ta mishëruar atë.”
Sipas tij ka vetëm ide të këqija. “Shumë ide të këqija, imitime të këqija dhe gjoja ide origjinale, në fakt aspak origjinale por imitime të shëmtuara.”
Pyetjes së “Mapo-s”, nëse është euroskeptik, ai i përgjigjet duke thënë se, nuk e shikon me optimizëm integrimin e Shqipërisë në BE.
5 778 njerëz nga Shqipëri janë përgjuar gjatë 2013-2014
"Mapo" i ka kushtuar mjaft rëndësi një raporti të publikuar dje nga kompania botërore e telekomunikacionit “Vodafone”, mbi përgjimin e bisedave telefonike.
Sipas raportit, qeveria shqiptare ka përgjuar 5778 numra telefoni vetëm përgjatë periudhës 2013-2014.
“Për Shqipërinë, është e paligjshme të bësh publike çdo aspekt mbi mënyrën sesi këto përgjime janë kryer”, – thuhet në raportin e Transparencës.
Editorial në “Kathimerini”: Greqia e do vërtetë Shqipërinë në BE, liderët shqiptarë hedhin helm mbi të
“Greqia është një nga të paktat vende, bashkë me Italinë dhe Austrinë, që e do me të vërtetë Shqipërinë në familjen evropiane dhe përpiqet me sa ka mundësi që ta ndihmojë atë.”, kështu ka shkruar Stavros Ximas, gazetar grek në editorialin e tij në “Kathimerini”.
Shpërthimi në termocentralin Kosova A, nxirret i gjallë një punëtor që dyshohej se kishte vdekur
Tragjedinë e ndodhur në Kosovë nga shpërthimi në termocentralin Kosova A është mbyllur me një lajm të mirë.
Pasi u fol fillimisht për tre persona të vdekur, njëri prej tyre është nxjerr i gjallë nga rrënojat.
Njësia e FSK-së për kërkim-shpëtim urban, përveç që kanë nxjerrë të gjallë Tefik Belën nga rrënojat e shpërthimit në Termocentralit “Kosova A”, ata edhe kanë xhiruar këtë ngjarje.
Rusia dënon tre agjentë, tentuan të shisnin biblën e rrallë me vlerë 20 mln euro
Tre agjentë rus të Shërbimit Federal të Sigurisë janë dënuar pasi tentuan të shisnin një bibël të shekullit të 15-të.
Koloneli Sergei Vedishchev është dënuar me më shumë tre vjet burg për vjedhjen e biblës së rrallë nga Universiteti i Moskës. Bilba e prodhuar nga Johannes Gutenberg në vitet 1450, u vodh në vitin 2009.
Ai ia ofroi një koleksionisti për 1 milionë euro, që është një pjesë shumë e vogël e vlerës së saj reale. Vlera e saj përllogaritet të paktën 20 milionë euro.
Hillary Klinton zbulon 5 momente të rëndësishme nga jeta në biografinë e saj
Disa momente mjaft të rëndësishme ka përshkruar Hilary Klinton në biografinë e saj me titull, “Vendime të Vështira”.
Këtu po ju paraqesim vetëm pesë nga gjërat që kemi mësuar nga kandidatja potenciale për presidente në vitin 2016:
1. Ajo parashikoi polemika mbi lirimin e Bowe Bergdahl: Gjatë bisedimeve për të fituar lirimin e tij më kusht, ajo shkruan: “Hapja e negociatave me talebanët, do të ishte e vështirë për tu pranuar nga shumë amerikanë”.