“Të djathtët e të majtët tradicionalë, për inat të vjehrrës inatçore, do të flenë me Shqipërinë”

Për ish-ministrin e Turizmit dhe Kulturës, Ylli Pango Shqipëria ka problem me idetë. “Ende nuk besoj se ka dalë ideja, pra lideri i duhur për ta mishëruar atë.”
Sipas tij ka vetëm ide të këqija. “Shumë ide të këqija, imitime të këqija dhe gjoja ide origjinale, në fakt aspak origjinale por imitime të shëmtuara.”
Pyetjes së “Mapo-s”, nëse është euroskeptik, ai i përgjigjet duke thënë se, nuk e shikon me optimizëm integrimin e Shqipërisë në BE.
“Në sensin e përgjithshëm është një skeptik për të ardhmen e Europës së bashkuar si një tërësi e integruar konstitucionale, ekonomike, shpirtërore, kulturore etj. Në sensin e ngushtë euroskeptiku shqiptar, një ndër të rrallët mes nesh, që nuk e shikon me optimizëm integrimin tonë në BE, madje nuk e dëshiron të ardhmen e Shqipërisë si pjesë e këtij Bashkimi. Unë nuk jam euroskeptik i llojit të parë, dhe jam pjesërisht i llojit të dytë”, thotë ai.
Nga ana tjetër ai mendon se, Shqipëria do ta marrë statusin kandidat. “Të djathtët e të majtët tradicionalë, për inat të kësaj vjehrre të re inatçore (populistëve), të flenë së fundmi me Shqipërinë, apo në mënyrë më pak pretencioze, me Ballkanin.”
http://mapo.al/2014/06/ylli-pango-ne-shqiperi-ende-nuk-ka-li...
S.S
Comments
shume sakte.....po shume vone
<p>shume sakte.....po shume vone star pango. eshte si puna shkolles.....te gjithe shkojne po asnje se do.</p>
Ideolog si ky soj burri
<p>Ideolog si ky soj burri rralle lind Bota. Eshte fat per Shqiperine, qe polli kete rob plot ide, qe i gufojne si lengu i rrushit pas fermentimit.</p>
Add new comment