5 778 njerëz nga Shqipëri janë përgjuar gjatë 2013-2014

"Mapo" i ka kushtuar mjaft rëndësi një raporti të publikuar dje nga kompania botërore e telekomunikacionit “Vodafone”, mbi përgjimin e bisedave telefonike.
Sipas raportit, qeveria shqiptare ka përgjuar 5778 numra telefoni vetëm përgjatë periudhës 2013-2014.
“Për Shqipërinë, është e paligjshme të bësh publike çdo aspekt mbi mënyrën sesi këto përgjime janë kryer”, – thuhet në raportin e Transparencës.
Në një krahasim me vendet e tjera, Shqipëria qëndron diku në mes për numrin e përgjimeve. Belgjika dhe Franca janë shtetet ku qytetarët thuajse nuk përgjohen fare; me 2 dhe 3 raste të raportuara nga “Vodafone”.
Por si përgjohet në Shqipëri? Kush është i autorizuar për t’u kërkuar operatorëve telefonikë vendosjen e një personi nën përgjim dhe çfarë informacionesh marrin në duar institucionet?
Të drejtën për të kërkuar përgjime në Shqipëri e kanë SHISH, agjencia inteligjente në Ministrinë e Brendshme, Ministria e Financave dhe ajo e Drejtësisë, por edhe çdo shërbim tjetër inteligjent i përcaktuar si i tillë nga ligji. Në të gjitha rastet, filtri është Prokurori i Përgjithshëm. Kërkesa për përgjim i drejtohet kryeprokurorit ose prokurorit të caktuar prej tij, të cilët vendosin për ta miratuar apo jo kërkesën.
“Vodafone” thekson se, përgjimet e kryera nuk mund të paraqiten në gjyq si provë. Përveç rasteve kur është Gjykata ajo që jep autorizimin për përgjim. Kaq sa për procedurat. Gjithë sa ka rëndësi është fakti se bisedat zanore të 5778 personave të përgjuar në 1 vit, SMS-të e tyre, vendndodhja e madje edhe telefonatat e humbura kanë mbërritur në duart e Shërbimit Sekret apo agjencive të tjera të autorizuara.
http://mapo.al/2014/06/nuk-fshihemi-dot-askund-ja-si-na-surv...
S.S
Add new comment