Arkiv-Lajme
Ceremonia e kishës ortodokse, Brokaj për “Panorama”: Skenari nuk ishte rastësor
Ceremonia e inaugurimit të kishës së re ortodokse në Tiranë vijon të ketë jehonë në shtypin shqiptar. Gazeta “Panorama” ka intervistuar anëtarin e Grupit të të Urtëve, Sabit Brokaj, që ndër të tjera, mbron tezën se ceremonia e shenjtërimit të kishës ortodokse në Tiranë ishte mohim i autoqefalisë së kësaj kishe.
Pas shkrimit për Kongresin e Përmetit, Puto replikë me Stefanin: Tall veteranët, mbron zogistët
Një shkrim i Andrea Stefanit në gazetën “Shqip” me 26 maj ku e cilësonte Kongresin e Përmetit të mbajtur 70 vite më parë si “Kongresin që hodhi themelet e diktaturës komuniste” ( lexo shkrimin),ka sjellë replikën e historianit Arben Puto. Sipas Putos, me interpretimin që i ka bërë Kongresit të Përmetit, Andrea Stefani “ka bërë zanatin”.
Zgjedhjet në Kosovë, Daka votuesja e parë
Kryetarja e KQZ-së në Kosovë, Valdete Daka ka hapur sot qendrat e votimit, duke u bërë votuesja e parë e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë. Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 e mëngjesit dhe do qëndrojnë deri në 19:00 të mbrëmjes. Janë 798 qendra të votimit me gjithsej 2 mijë e 374 vendvotime. Numri total i personave me të drejtë vote është 1 milion e 782 mijë e 454 veta.
'Studentit hero' ia paguajnë admiruesit shpenzimet për dasmën dhe muajin e mjaltit
Një student amerikan që çarmatosi një agresor në universitetin e tij të enjten i ka pasur shumicën e dhuratave për dasmën nga dashamirës të panjohur.
Jon Meils është cilësuar hero nga media amerikane pasi ndaloi një person të armatosur, i cili vrau një dhe plagosur tre persona të tjerë në Universitetin Seattle Pacific.
Meis përdori një sprai për të nënshtruar agresorin. Policia e cilësoi ndërhyrjen e tij dhe disa personave të tjerë që i erdhën në ndihmë si shmangie të një tragjedie serioze.
Berisha: Operacioni i kokainës në Tivar u dekonspirua nga një zyrtar i lartë shqiptar
Ish-kryeministri, Sali Berisha aludon për lidhje me qeverinë tentativën për trafikimin e 250 kg kokainë nga Mali i Zi drejt Shqipërisë. Berisha thotë se droga po transportohej me një kontenier me banane e porositur nga një kompani shqiptare, e themeluar vetëm pak muaj më parë.
18 vende të BE-së japin që tani votën pro për statusin (mbeten dhe 10)
Austria është bërë vendi nismëtar për firmosjen e një letre ku kërkohet nga Këshilli i BE-së dhënia e statusit kandidat për Shqipërinë.
“Duke u nisur nga angazhimi dhe progresi i Shqipërisë, ashtu si u nënvizua në raportin e qershorit të 2014-s, qartësisht meriton që vendet anëtare të BE-së t’i njohin statusin e vendit kandidat. Shqipëria bindshëm ka përmbushur kushtet e vendosura nga BE”, thuhet në letër.
Deri tani letra ka marrë firmën e 18 vendeve të unionit. Por mes këtyre vendeve nuk ndodhet asnjë prej 5 skeptikëve.
Bledi Çuçi: Korrupsioni si feja, e pranojmë të gjithë, nuk na bën përshtypje
Ministri i Shtetit Bledi Çuçi u shpreh tepër i shqetësuar për fenomenin e korrupsionit që ka kapluar shoqërinë shqiptare. Këtë ai e ka shprehur në emisionin “Jamais Vu” të Mustafa Nanos, Çuçi tha se tashmë po bëhet si feja “të gjithë e pranojnë dhe nuk na bën më përshtypje të paguajmë për gjithçka”. Bledi Çuçi foli edhe për reformën territoriale dhe për shumë çështje të tjera.
Betohet Presidenti i Ukrainës: Do të bëj gjithçka për unitetin. I pranishëm edhe Nishani
Presidenti ukrainas Petro Poroshenko është betuar sot për postin që do të mbajë duke thënë se do të ruajë unitetin e vendit ku lindja është nën një kryengritje separatiste pro ruse dhe drejtimin e kësaj ish-republike sovjetike drejt Bashkimit Evropian. “Nuk kërkoj luftën, nuk kërkoj hakmarrje. Kërkoj paqe dhe do të bëj gjithçka për unitetin e Ukrainës”, deklaroi presidenti i ri në fjalimin e tij të parë për Kombin.
Kosova nesër voton, Jahjaga: Qytetarët të votojnë për ardhmen e tyre, vota janë të sigurta
“Dita e zgjedhjeve duhet të jetë ditë e dëshmisë se Kosova ka ngritur shkallën e pjekurisë politike dhe se po ecën drejt procesit të integrimeve e sigurt dhe e demokratizuar. Ne duam të shohim një proces të qetë, të sigurt, gjithëpërfshirës dhe të drejt zgjedhor. Një proces ku qytetarët e Kosovës në mënyrë të lirë do të mund të votojnë dhe një proces ku vota e qytetarit do të jetë e sigurt dhe e garantuar.”, kështu ka deklaruar Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga në intervistën e dhënë për gazetën “Express” në Kosovë.
Rama në Bienalen e Venecias: “Kjo është Shqipëria tjetër, ajo e artit dhe kulturës
“Për ne, për mua si Kryeministër i një vendi, i cili nga larg shihet si një vend që gjeneron ankth, është një betejë shumë e rëndësishme, nga njëra anë, për të investuar më shumë në kulturë dhe nga ana tjetër, për të paraqitur këtë anën tjetër të vendit, që paraqet një pamje shumë rrezatuese dhe shumë tërheqëse, e përfaqësuar nga artistë vërtet të mëdhenj, jo vetëm në artin pamor, por edhe në muzikë dhe në të gjitha sferat e krijimtarisë.”, kështu është shprehur kryeministri Rama në Bienalen e Venecias.