Betohet Presidenti i Ukrainës: Do të bëj gjithçka për unitetin. I pranishëm edhe Nishani

Postuar në 07 Qershor, 2014 09:57

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko është betuar sot për postin që do të mbajë duke thënë se do të ruajë unitetin e vendit ku lindja është nën një kryengritje separatiste pro ruse dhe drejtimin e kësaj ish-republike sovjetike drejt Bashkimit Evropian. “Nuk kërkoj luftën, nuk kërkoj hakmarrje. Kërkoj paqe dhe do të bëj gjithçka për unitetin e Ukrainës”, deklaroi presidenti i ri në fjalimin e tij të parë për Kombin.

Në këtë ceremoni ka qenë i pranishëm edhe Presidenti Bujar Nishani, me ftesë të Presidentit ukrainas Poroshenko. Në këtë aktivitetet ku ishin të pranishëm edhe shumë krerë të shteteve të ndryshme, Nishani i shprehu personalisht miqësinë dhe mbështetjen Presidentit të Ukrainës Petro Poroshenko.

Nga ana tjetër, Poroshenko i drejtohet banorëve të rajonit industrial rusofon të Donbasit duke u thënë se do të kryejë një decentralizim të pushtetit dhe se do të garantojë përdorimin e lirë të gjuhës ruse. “Shumë nga ju e ndjejnë ‘magjinë’ e regjimit terrorist”, tha ai në rusisht, duke iu drejtuar banorëve të rajoneve rebele në lindje. “Ne nuk ju kemi braktisur në asnjë situatë. Do të vij shumë shpejt që t’ju shoh, me mesazhin e paqes dhe garancinë e përdorimit të lirë të gjuhës ruse”, theksoi ai.

Poroshenko pranoi se rivendosja e paqes do të jetë e pamundur pa normalizimin e marrëdhënieve me Rusinë, por duke insistuar se statusi i Krimesë, gadishull ukrainas i aneksuar nga Rusia, dhe orientimi pro evropian i Ukrainës nuk janë të negociueshme. S.S

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.