Rama në Bienalen e Venecias: “Kjo është Shqipëria tjetër, ajo e artit dhe kulturës

Postuar në 07 Qershor, 2014 08:40

“Për ne, për mua si Kryeministër i një vendi, i cili nga larg shihet si një vend që gjeneron ankth, është një betejë shumë e rëndësishme, nga njëra anë, për të investuar më shumë në kulturë dhe nga ana tjetër, për të paraqitur këtë anën tjetër të vendit, që paraqet një pamje shumë rrezatuese dhe shumë tërheqëse, e përfaqësuar nga artistë vërtet të mëdhenj, jo vetëm në artin pamor, por edhe në muzikë dhe në të gjitha sferat e krijimtarisë.”, kështu është shprehur kryeministri Rama në Bienalen e Venecias.

Në këtë Bienale, Shqipëria ka prezantuar punët e dy artistëve shqiptarë “Penthouse” (shtesat) dhe një seri pikturash nga Edi Hila dhe “The  Column” (Kolona) video-stacioni nga Adrian Paci. Prezantimi i Shqipërisë në Bienale ishte në pavijonin e titulluar “Monumente të Mundshëm Ardhmërisht të Parealizuar”.

Kryeministri e konsideroi praninë e Shqipërisë në Bienale si prezantim i Shqipërisë tjetër, asaj të kulturës dhe të artit. Ndërsa ministrja e Kulturës Mirela Kumabaro shprehu krenarinë për suksesin e artistëve shqiptarë dhe paraqitjen dinjitoze të pavijonit të Shqipërisë.

“Shqipëria flet të njëjtën gjuhë si të gjitha vendet e tjera, këtu në Bienalen e Venecias, për të përcjellë dinamikën e saj  ku bashkëjeton energjia e të rinjve me thellësinë e një historie jo shumë të thjeshtë si kjo e jona, por me dëshirën e pashterur për rilindje dhe kreativitet. Është kjo dinamikë që transformon çdo ditë vendin tonë, në një moment kyç, me aspiratën e saj evropiane. Sot, Shqipëria flet përmes artit dhe potencialit të dy artistëve, Edi Hila dhe Adrian Paci,” tha Kumbaro. S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.