Kosova nesër voton, Jahjaga: Qytetarët të votojnë për ardhmen e tyre, vota janë të sigurta

Postuar në 07 Qershor, 2014 09:27

“Dita e zgjedhjeve duhet të jetë ditë e dëshmisë se Kosova ka ngritur shkallën e pjekurisë politike dhe se po ecën drejt procesit të integrimeve e sigurt dhe e demokratizuar. Ne duam të shohim një proces të qetë, të sigurt, gjithëpërfshirës dhe të drejt zgjedhor. Një proces ku qytetarët e Kosovës në mënyrë të lirë do të mund të votojnë dhe një proces ku vota e qytetarit do të jetë e sigurt dhe e garantuar.”, kështu ka deklaruar Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga në intervistën e dhënë për gazetën “Express” në Kosovë.

Presidentja garanton se të gjitha institucionet dhe mekanizmat janë  të përkushtuara për të garantuar një proces të qetë dhe të sigurt zgjedhor.  “Ka pasur një mobilizim të plotë të gjitha institucioneve përgjegjëse për organizimin, mbarëvajtjen dhe sigurinë e zgjedhjeve dhe unë pres që dita e zgjedhjeve të jetë e qetë. Unë besoj se qytetarët e Republikës së Kosovës, të të gjitha komuniteteve do të votojnë të lirë dhe se vota e tyre do të jetë e siguruar dhe e garantuar.

Ju kam bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, edhe atyre në veri të territorit të vendit, të komunitetit serb, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar. Vota e tyre është votë për të ardhmen edhe të tyre brenda Kosovës por edhe të ardhmen e vendit.”, ka thënë Jahjaga.

 

http://www.gazetaexpress.com/intervista/interviste-me-presid...

 

S.S

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.