Zgjedhjet në Kosovë, Daka votuesja e parë

Kryetarja e KQZ-së në Kosovë, Valdete Daka ka hapur sot qendrat e votimit, duke u bërë votuesja e parë e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë. Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 e mëngjesit dhe do qëndrojnë deri në 19:00 të mbrëmjes. Janë 798 qendra të votimit me gjithsej 2 mijë e 374 vendvotime. Numri total i personave me të drejtë vote është 1 milion e 782 mijë e 454 veta.
Për pjesëmarrje në zgjedhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 30 subjekte politike, prej tyre, 18 parti politike, 7 iniciativa qytetare, 1 kandidat të pavarur dhe 4 koalicione. Në këto zgjedhje garojnë 1235 kandidatë për 120 vende në Kuvendin e Kosovës.
n.k
Add new comment