Berisha: Operacioni i kokainës në Tivar u dekonspirua nga një zyrtar i lartë shqiptar

Postuar në 07 Qershor, 2014 14:11

Ish-kryeministri, Sali Berisha aludon për lidhje me qeverinë tentativën për trafikimin e 250 kg kokainë nga Mali i Zi drejt Shqipërisë. Berisha thotë se droga po transportohej me një kontenier me banane e porositur nga një kompani shqiptare, e themeluar vetëm pak muaj më parë.

“Shqiptaret u habitën kur te nesërmen, vet ministri Tahiri vrapoi të mbronte pritësit e 250 kilogram kokainës duke deklaruar njëlloj si ata se, droga nuk kishte destinacion Shqipërinë por Francën ose Italinë, pasi sipas tij Shqipëria ishte treg i vogël për ngarkesa të tilla të mëdha. Me këtë deklaratë Tahiri iu tha shqiptarëve "mos kujtoni se droga është e jona".  Me këtë deklaratë Saimiri i Ramës pohoi publikisht se droga ishte thjesht një trafik qeveritar dhe se Naziko ishte thjesht një UFO apo "halla" e qeverisë”, shkruan Berisha.

Më pas teoria e Berishës vijon:  Burime te brendshme te Aleances se Anti-droges informojne sa vijon. Ky rrjet trafiku po ndiqej qe ne lindje, sapo filloi, qe nga vendi i origjines deri ne vendin e pritjes, nga sherbime partnere te specializuara ne luften kunder droges. Por ne kete proces, keto sherbime, gjeten se nje zyrtar i larte shqiptar kishte perdorur informacionin e tyre per te njoftuar rrjetin dhe per kete ata nderprene menjehere bashkpunimin me autoritet shqiptare. Zyrtari i larte u shkarkua por te nesermen urdheri i shkarkimit u anullua nga lart, shume lart. Pas kesaj, sherbimet partnere njoftuan ne dy raste te tjera sherbimet e vendeve te tjera por jo me ato shqiptare. 

S.S

Comments

Submitted by reformer (not verified) on

<p>sa i zgjuar eshte ky njeri! ky ja heq breket shtetit!</p>

Submitted by ILIRET (not verified) on

<p>&nbsp;Te shkrihen te gjitha sherbimet sekete boterore. Nuk duhen me as CIA, FBI, KGB, UDB, SHISH, SIM, FRU, AIS, EIA.&nbsp;</p><p>Detyren e te gjitha axhencive boterore te intelixhences e kryen vetem axhencia SALA.</p>

Submitted by Aron (not verified) on

<p>Aman, or Berishe te keqen,&nbsp; do na e gezosh shpirtin me ndonje rekord te ri te qendrimit ne uje, apo si&nbsp; do ja besh? Leri or vella keto punet e droges, mos ja merr shpirtin vehtes, por futju me koke detit. Aty e ke shkelqimin ti, or shpirt.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.