'Studentit hero' ia paguajnë admiruesit shpenzimet për dasmën dhe muajin e mjaltit

Një student amerikan që çarmatosi një agresor në universitetin e tij të enjten i ka pasur shumicën e dhuratave për dasmën nga dashamirës të panjohur.
Jon Meils është cilësuar hero nga media amerikane pasi ndaloi një person të armatosur, i cili vrau një dhe plagosur tre persona të tjerë në Universitetin Seattle Pacific.
Meis përdori një sprai për të nënshtruar agresorin. Policia e cilësoi ndërhyrjen e tij dhe disa personave të tjerë që i erdhën në ndihmë si shmangie të një tragjedie serioze.
Agresori ishte Aaron Ybarra, 26 vjeç, që gjithashtu ishte student i këtij universiteti.
Njerëzit, pasi mësuan për trimërinë e Meis dhe datën e dasmës së tij (21 qershor), ata i kanë shprehur falënderime duke i bërë dhurata. Çdo gjë që ishte përfshirë në regjistrin e dasmës së tij është blerë nga admiruesit.
Madje një prej admiruesve ka nisur një fushatë për t’i paguar çiftit muajin e mjaltit. Deri tani janë mbledhur 8 mijë dollarë.
S.S
Add new comment