Arkiv-Lajme
Këngëtarët grekë, hyjnë nga Qafë Bota si artistë, dalin në Kakavijë si trafikantë hashashi
Policia e Gjirokastrës deklaroi dje se janë vënë në pranga dy këngëtarë grekë nga Selaniku, të cilët një ditë para arrestimit në flagrancë me 63.5 kg marijuanë kishin qenë të ftuar në një disko në qytetin e Sarandës. Së pari u mësua se mbrëmjen e së shtunës u ndalua 27-vjeçari Panajotis Markopulos, i cili drejtonte makinën tip “Seat” me targa greke IPP 3885. Ai po tentonte në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës me pakot e drogës të fshehura në brendësi të mbrapakolpit, në shasi dhe poshtë sediljes së pasme.
Prokuroria, sekuestrime pasurish nga trafiqet, mbi 4 milionë euro. Mes tyre dhe Ben Qimja
Prokuroria ka sekuestruar rreth 4 milionë euro dhe rreth 9 milionë lekë të reja, të cilat rezultojnë si pasuri e fituar nga aktivitete të jashtëligjshme nga persona që shteti italian i ka shpallur në kërkim, disa prej të cilëve edhe janë arrestuar, thotë GSH.
Exit-Poll i “Gani Bobit”: PDK 33.1 %, LDK 30.4 %, VV 15.2 %, NISMA 5.8 %, AKR 3.8 %
Instituti "Gani Bobi" ka publikuar ne Klan Kosova "Exit-Poll-in" për zgjedhjet e zhvilluara në Kosovë. 2500 votues janë pyetur pasi kanë votuar. 95 për qind e votuesve janë shprehur se janë të kënaqur me mënyrën e organizimit të zgjedhjeve ndërsa 1 përqind është shprehur se zgjedhjet janë organizuar keq.
Pas procesit të suksesshëm të votimit, Kosova nën “ethet” e sondazheve dhe parashikimeve zgjedhore!
Kosova ndodhet tashmë në fazën e dytë të procesit zgjedhor, pasi ka mbyllur me sukses fazën e parë, atë të votimeve. Të dhënat zyrtare të publikuara flasin për një pjesëmarrje që kalon 43 për qindëshin. Megjithatë, duhet pasur parasysh se në listat zgjedhore janë edhe emigrantët, çka nënkupton se përqindja e pjesëmarrjes në zgjedhje e votuesve që janë brenda territorit të Kosovës, mund të jetë më e lartë. Mbyllja e fazës së parë të procesit është shoqëruar nga vlerësime të larta nga analistët, përfaqësuesit e partive dhe të selive diplomatike të akredituara në Kosovë.
Parlamenti voton qeverinë e re më 19 qershor, “Zhurnal”: Ja lista e anëtarëve të kabinetit “Gruevski”
Nikolla Gruevski ka dorëzuar në Parlament përbërjen e kabinetit qeveritar dhe programin qeverisëse të koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI për periudhën 2014-2018. Seanca për zgjedhjen e qeverisë së re do të mbahet më 19 qershor. “Zhurnal” shkruan se tashmë janë zyrtarizuar gati edhe emrat e ministrave ku rezulton se qeveria e re e Maqedonisë kryesisht do të dominojë nga ministrat e qeverisë së kaluar. Por megjithatë janë edhe disa emra të rinj që do të udhëheqin me dikastere ministrore. (n.k)
Qeveria e re
Nikola Gruevski – kryeministër
“Express” i bën apel institutit “Gani Bobi”: Mos publikoni rezultatet e exit-poll-it për zgjedhjet, aventurë tepër e rrezikshme
Procesi zgjedhor në Kosovë ka ecur mbarë, duke shënuar problematika të vogla që nuk kanë ndikim në ecurinë e procesit. Me mbylljen e kutive të votimit është njoftuar publikimi i rezultateve paraprake përmes sondazheve. Por gazeta “Express” në Kosovë apelon që të mos publikohet exit-poll i njoftuar për në orën 19:00 për faktin se gara mes partive kryesore mund të jetë aq e ngushtë sa mund të jetë brenda marzhit të gabimit të sondazheve.
Kosovapress: Qytetarët e Tiranës ndjekin me vëmendje procesin zgjedhor në Kosovë
Zgjedhjet e parakohshme që po zhvillohen në Kosovë po ndiqen me vëmendje edhe nga qytetarët shqiptarë në Tiranë e kudo në rrethe. Korrespondenti i “Kosovapress” në Tiranë ka intervistuar disa prej qytetarëve mbi kandidatin potencial që mund t’i fitojë këto zgjedhje. "Shumica e tyre mendojnë se numrin më të madh të votave në këto zgjedhje do ta marrë sërish Hashim Thaçi" shkruhet në artikullin e agjencisë.
Legalizimet, Rama: S’ka më zvarritje, nga 1 marsi ekipet kanë dalë në terren
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim të zgjeruar me drejtues e përfaqësues të ministrive dhe Agjencive të lidhura drejtpërsëdrejti me procesin e legalizimeve. Gjatë takimit është vlerësuar ecuria e deritanishme e legalizimeve. Kryeministri evidentoi se problematika e deridjeshme e shkaktuar nga mungesa e koordinimit midis institucioneve dhe mungesa e vëmendjes së shumë institucioneve për t’u përfshirë në proces, ka sjellë penalizimin e qytetarëve. Ndaj, kryeministri ka kërkuar koordinimin e institucioneve me qëllim që të mos ketë më zvarritje të procesit.
Ora News: 5 kandidatët për kryeministër të Kosovës
1. HASHIM THAÇI OSE “MISIONI RI”
Hashim Thaçi është Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës. Ai ka përfunduar mandatin e dytë në krye të qeverisë në Prishtinë, ndërsa garon në zgjedhjet e kësaj të diele për një mandat të tretë nën siglën “Misioni i ri”. Por kush është Hashim Thaçi?
Egjipt: Betohet Sisi, Presidenti i ri
Abdel Fattah al-Sisi është tashmë zyrtarisht President i Egjiptit. Fituesi i zgjedhjeve është betuar në Kajro para trupës së Gjykatës Kushtetuese.
''Betohem para Zotit të Gjithëpushtetshëm për të mbrojtur sistemin republikan, për të respektuar Kushtetutën e ligjet si dhe për të mbrojtur pavarësinë e atdheut e unitetin e territorit kombëtar”. Kjo ka qenë formula e shprehur nga Sisi si betim, para gjyqtarëve të Kushtetueses.
n.k