Ceremonia e kishës ortodokse, Brokaj për “Panorama”: Skenari nuk ishte rastësor

Ceremonia e inaugurimit të kishës së re ortodokse në Tiranë vijon të ketë jehonë në shtypin shqiptar. Gazeta “Panorama” ka intervistuar anëtarin e Grupit të të Urtëve, Sabit Brokaj, që ndër të tjera, mbron tezën se ceremonia e shenjtërimit të kishës ortodokse në Tiranë ishte mohim i autoqefalisë së kësaj kishe.
“Për mendimin tim, janë tri gjëra që e shëmtojnë këtë ngjarje. E para, kjo ishte një ceremoni në greqisht në përurimin e kishës autoqefale shqiptare, pas 100 vjetësh kur e themeloi Noli. E dyta, është prania e nacionalistit agresiv serb, sepse ai nuk mund të konsiderohet klerik, ka dalë nga rruga e zotit, Irenej. E treta, prania gjithashtu e antishqiptarit Gejxh, mbrojtësit të flaktë të tezave të Vorio-Epirit. Këto tri elemente e vënë në mohim thelbin e Autoqefalisë së Kishës Ortodokse shqiptare. Ndiej keqardhje që ta pohoj këtë, por e mira është që gjërat të shihen në sy dhe të thuhen ashtu siç janë” shprehet Brokaj në intervistën për gazetarin Aristir Lumezi.
Brokaj thotë gjithashtu se “i gjithë skenari nuk ishte rastësor”. “Realisht i gjithë skenari, që nuk ishte rastësor, synonte në rikonfirmimin e mohimit të Kishës Autoqefale Shqiptare nga kisha greke…I gjithë ky skenar i përgatitur në ceremoninë e kishës ortodokse ishte mohimi real konkret, praktik në mes të Tiranës, në faqe të botës të autoqefalisë shqiptare të kishës dhe një provë që ata në mënyrën më banale dhe më të shëmtuar provuan mungesën e ndjeshmërisë së dinjitetit apo të prestigjit, jo vetëm të politikës shqiptare, por edhe më shumë se kaq” vijon Brokaj.
Për më shumë: http://www.panorama.com.al/2014/06/08/brokaj-ceremonia-ne-greqisht-me-irenej-dhe-gejxh-janullatos-mohoi-autoqefaline-e-kishes/
n.k
Comments
po mor po ,ishte ashtu si
<p>po mor po ,ishte ashtu si thua ti,po ju cfare bete,si reaguat? </p>
Add new comment