Egjipt: Betohet Sisi, Presidenti i ri

Abdel Fattah al-Sisi është tashmë zyrtarisht President i Egjiptit. Fituesi i zgjedhjeve është betuar në Kajro para trupës së Gjykatës Kushtetuese.
''Betohem para Zotit të Gjithëpushtetshëm për të mbrojtur sistemin republikan, për të respektuar Kushtetutën e ligjet si dhe për të mbrojtur pavarësinë e atdheut e unitetin e territorit kombëtar”. Kjo ka qenë formula e shprehur nga Sisi si betim, para gjyqtarëve të Kushtetueses.
n.k
Add new comment