Prokuroria, sekuestrime pasurish nga trafiqet, mbi 4 milionë euro. Mes tyre dhe Ben Qimja

Postuar në 09 Qershor, 2014 02:57

Prokuroria ka sekuestruar rreth 4 milionë euro dhe rreth 9 milionë lekë të reja, të cilat rezultojnë si pasuri e fituar nga aktivitete të jashtëligjshme nga persona që shteti italian i ka shpallur në kërkim, disa prej të cilëve edhe janë arrestuar, thotë GSH. Edhe pse prokuroria nuk ka dhënë identitetet e plotë të personave, por inicialet, gazeta ka mësuar se fjala është edhe për personazhe të njohur si Arben Isufaj, i njohur ndryshe si Ben Qimja, i arrestuar për llogari të shtetit italian për përfshirje në organizata kriminale dhe për trafik droge, si dhe Arben Gropa, pronari i një prej lokaleve të njohura në qytetin e Fierit, i arrestuar për llogari të drejtësisë italiane për trafik droge. “Gjatë muajve të fundit, në kuadër të zbatimit të Ligjit Antimafia, si edhe masave kundër pastrimit të parave, me kërkesë të Prokurorisë janë sekuestruar/konfiskuar rreth 140 mijë metra katrorë pasuri të paluajtshme dhe disa milionë euro llogari bankare dhe pasuri të tjera të luajtshme”, citohet në dosjen e organit të akuzës.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.