Arkiv-Lajme
Diskutim për situatën ekonomike; borxhi publik, mungesa e investimeve dhe nevoja për reformë strukturore, momente kyçe
Në emisionin “Të bësh ekonomi” në “News24” sot kanë qenë të ftuarekonomistë të cilët kanë folur për situatën ekonomike në vend. Pavarësisht përkatësisë politike, të gjithë bashkohen në një pikë: situata është e vështirë dhe se rënia ekonomike ende nuk po ndalet. Për ish-ministrin e Financave Ridvan Bode, rritja kërkon stimuj financiarë që sipas tij mungojnë. Po kështu sipas tij, efekt negativa ka patur edhe propaganda e qeverisë, pasi “ekonomia është edhe moment psikologjik”. Edhe kolegu i tij, Arben Malaj, nuk është optimist.
Ironi dhe refuzim ndaj FMN-së nga zëdhënësja e qeverisë greke
Fondi Monetar Ndërkombëtar duket se nuk merret shumë parasysh nga qeveria greke, ndonëse kjo e fundit e njeh “objektivitetin e FMN-së në përpilimin e raporteve”. Zëdhënësja e qeverisë greke, Sofia Voultepsi deklaroi në një intervistë televizive se “ne nuk do të bëjmë çdo gjë që FMN-ja na sugjeron”. Nuk është e qartë nëse ky është një qëndrim i qeverisë, apo është zëdhënësja që io ka shtuar diçka nga vetja pakënaqësisë ndaj FMN-së.
Krijohet Shërbimi Kombëtar për Rininë. Misioni: “Të garantojë mbështetjen dhe përfshirjen e rinisë në të gjitha fushat e veprimtarisë sociale e publike”
Qeveria ka miratuar sot në mbledhjen e saj një vendim i cili sanksionon ngritjen e Shërbimit Kombëtar të Rinisë, në varësi të ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. “SHKR-ja ka për mision të garantojë mbështetjen dhe përfshirjen e rinisë në të gjitha fushat e veprimtarisë sociale e publike”, thuhet në vendim, i cili sqaron edhe organizimin e këtij shërbimi. SHKR-ja do të ketë një drejtor të Përgjithshëm dhe qendra rajonale.
Hungari, miratohet ligji që takson mediat. Deri në 40% për të ardhurat nga reklamat që kalojnë shifrën e 88.6 milionë dollarëve
Parlamenti hungarez ka miratuar së fundmi një ligj që parashikon vendosjen e taksës progresive për mediat, ose më saktë për të ardhurat e tyre nga reklamat. Taksimi arrin deri në 40% për rastet kur të ardhurat kalojnë 88.6 milionë dollarë. Nisma e Parlamentit është kontestuar dhe është shoqëruara me protesta. Kritikët hedhin dyshimin se taksimi ka si objektiv televizionin popullor RTL Klub, i zotëruar nga grupi gjerman Bertelsmann, i cili nuk është i orientuar politikisht dhe transmeton filma aksioni apo reality show.
Kryeministri takim me presidentin francez Hollande. Paralajmëron vizitën e këtij të fundit në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama është takuar sot në Paris me presidentin francez Francois Hollande. Vetë Rama e ka përcjellë takimin me nota shumë pozitive në rrjetin social “Twitter” përmes të cilit ka bërë të ditur se Hollande do të vizitojë së shpejti Shqipërinë. “Një takim përtej pritshmërive dhe kënaqësi që njësoj si kancelarja Merkel dhe Presidenti Hollande do vijë në Shqipëri”, shkruan Edi Rama.
s.z
Zgjedhjet në Kosovë ende pa produkt. Fatmir Limaj flet për përpjekje për manipulim nga PDK-ja
Çështja e krijimit të qeverisë në Kosovë dhe përballjet mbi atë se kush e ka të drejtën për të nisur negociatat po kalon në shinat e akuzave. Kështu, ndërkohë që ende po pritet numërimi edhe i votave të hedhura në Kazakistan, pra nga qytetarë kosovarë me banim në këtë vend, për partinë e Fatmir Limajt ka dyshime se pas kësaj pauze po përgatitet manipulimi. Sipas “Nismës për Kosovën” elementë të manipulimit mund të vihen re edhe në faktin se në momentin që opozita shpalli koalicionin, në sitin e KQZ-së u ndërpre publikimi i të dhënave të numërimit.
Teknologjia dhe erozioni i dijes së vërtetë. Itali, një shembull i “gëlltitjes” së klasikëve nga "Twitteratura"
A po e dëmton teknologjia edukimin e brezit të ri, apo po ndihmon në përshpejtimin e tij? Pyetja është e dënuar të mbetet pa përgjigje, përderisa askush nuk mund t’i mohojë të ardhmes, pra brezit të ri, të mirat e risive teknologjike. Problemi duket se qëndron te perdja e një dije të rreme dhe sipërfaqësore që shpesh teknologjia krijon. Dukuria mund të kuptohet më mirë përmes përdorimit të rrjeteve sociale. P.sh “Twitteratura” është një iniciativë që sugjeron përmendjen brenda vetëm 140 karaktereve të klasikëve të mëdhenj.
Reuven Rivlin zgjidhet president i Izraelit. Një letër urimi, shkruar me Google Translate, edhe nga një grup militant sirian
Reuven Rivlin është zgjehdur presidenti i ri i Izraelit. Zgjedhja e tij është shoqëruar me disa intepretime dhe diskutime, për shkak të marrëdhënieve të tija të tensionuara me kryeministrin Netanjahu, por sidomos për shkak të refuzimit të tij për të zgjidhur çështjen palestineze duke pranuar njohjen e shtetit palestinez në Rripin e Gazës. Gjithsesi, mediat izraelite bëjnë të ditur se pavarësisht këtyre pikëpamjeve, Rivlinin e ka uruar edhe kreu i një grupi rebëlësh që lufton në Siri kundër Bashar Al Asadit.
Ndryshon kahu i lëvizjes së njerëzve të kualifikuar. “Rikthim i trurit” në vendet e origjinës...
Mohammed Bin Rashid Al Maktoum, zv. President dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe ka prekur në një opinion në “Project Syndicate”, një çështje që është e ndjeshme edhe për Shqipërinë. Bëhet fjalë për “rrjedhjen e trurit” dhe pasojat e saj në ekonomitë e vendeve të origjinës. Al Maktoum niset nga një ndodhi personale në vitet ’60 në Londër me një doktor arab që ishte larguar nga vendi i vet. “Shtëpia ime është aty ku mund të ushqehem”, i thoshte asokohe doktori kryeministrit të tanishëm të EBA.
Ministri i Brendshëm takon ambasadorët e BE-së në Tiranë. “Trafiku i drogës kërkon zgjidhje europiane”
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka zhvilluar sot një takimm me 28 ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së të akredituar në Tiranë. Objekt i takimit ka qenë lufta kundër trafikut të drogës. Për Tahirin ky fenomen ndërkombëtar nuk mund të luftohet pa një bashëkrendim në nivel ndërkombëtar. Madje për ministrin shqiptar kjo çështje kërkon trajim europian. “Ky problem kërkon zgjidhje europiane dhe prandaj ne u ulëm në një tryezë për të gjetur gjuhën e përbashkët”, ka thënë ai. Ai ka dhënë edhe disa shifra për angazhimin e policisë dhe efikasitetin e luftës së deritanishme.