Hungari, miratohet ligji që takson mediat. Deri në 40% për të ardhurat nga reklamat që kalojnë shifrën e 88.6 milionë dollarëve

Parlamenti hungarez ka miratuar së fundmi një ligj që parashikon vendosjen e taksës progresive për mediat, ose më saktë për të ardhurat e tyre nga reklamat. Taksimi arrin deri në 40% për rastet kur të ardhurat kalojnë 88.6 milionë dollarë. Nisma e Parlamentit është kontestuar dhe është shoqëruara me protesta. Kritikët hedhin dyshimin se taksimi ka si objektiv televizionin popullor RTL Klub, i zotëruar nga grupi gjerman Bertelsmann, i cili nuk është i orientuar politikisht dhe transmeton filma aksioni apo reality show. Diçka e papranueshme e që mendohet se nuk i lë hapësirë produksioneve nacionale hungareze.
http://news.xinhuanet.com/english/world/2014-06/11/c_133400368.htm
s.z
Add new comment