Ironi dhe refuzim ndaj FMN-së nga zëdhënësja e qeverisë greke

Fondi Monetar Ndërkombëtar duket se nuk merret shumë parasysh nga qeveria greke, ndonëse kjo e fundit e njeh “objektivitetin e FMN-së në përpilimin e raporteve”. Zëdhënësja e qeverisë greke, Sofia Voultepsi deklaroi në një intervistë televizive se “ne nuk do të bëjmë çdo gjë që FMN-ja na sugjeron”. Nuk është e qartë nëse ky është një qëndrim i qeverisë, apo është zëdhënësja që io ka shtuar diçka nga vetja pakënaqësisë ndaj FMN-së. Voultepsi shtoi se fondi nuk ka asnjë autoritet lidhur me vendimet juridike për taksat, për të shtuar me një vlerësim që duket se është bërë karakteristik tanimë për FMN-së se “ai ekziston në botën e vet financiare”.
http://www.tovima.gr/en/article/?aid=604816
s.z
Add new comment