Arkiv-Lajme

Bullgaria ndërpret punimet për gazsjellësin "South Stream" pas presionit të BE-së. Disa mendojnë se me këtë rast përfitojnë turqit

Postuar në 12 Qershor, 2014 08:44

Bullgaria ka ndërprerë punimet për ndërtimin e gazsjellësit "South Stream", projekti kryesor rus për furnizimin me enerjgi të Europës Perëndimore. Kjo pas presioneve që BE-ja i ka bërë Sofjes zyrtare për shkak se legjislacioni europian sanksionon ndarjen e prodhimit të gazit nga transporti. "Deutsche Welle" shkruan se ky vendim e dëmton Bullgarinë, pasi ky vend, përveçse ka përfituar nga fakti se "SS" e anashkaloi Ukrainën, 90% të nevojave i plotëson me gaz rus. E thënë ndryshe, Bullgaria është mbërthyer në një dilemë të vërtetë strategjike.

“Fabrika” e kokainës në Fushë-Kuqe, drogë dhe armë të sofistikuara, super-operacion policor

Postuar në 12 Qershor, 2014 07:35

Zbulohet një laborator kokaine pranë Tiranës. Një operacion me bashkëpunimin e strukturave më të rëndësishme në vend dhe në Kosovë ka arritur të sekuestrojë një sasi rekord, heroine dhe marijuane. Laboratori është zbuluar në zonën e Fushë-Kuqes në Mamurras, në shtëpinë e të kërkuarit nga policia Gëzim Çela. Sipas raportimeve paraprake deri më tani janë sekuestruar: 57kg kokainë, 150kg marijuanë dhe 18kg heroinë, lëndë eksplozive dhe arsenal armësh. Në Tiranë është arrestuar një person, i cili dyshohet si kryesori në këtë linjë trafiku.

Një fjalim për socialistët e thjeshtë. E mban ish-kryeministri Sali Berisha në Parlament

Postuar në 12 Qershor, 2014 06:26

Nuk dihet se në cilën cilësi deputeti demokrat Sali Berisha ka mbajtur një ligjëratë të gjatë sot në Parlament për datën e themelimit të Partisë Socialiste. Nëse do të pranoheshin disa teori, sipas të cilave, pluralizmi nuk erdhi natyrshëm, por u administrua si proces nga zyrat e Ramiz Alisë, atëherë me siguri mund të thuhet se fjalimi i tij justifikon atë proverbin "vete gjuha ku dhemb dhëmbi".

INSTAT: 0.2 milion të papunë. Shumë më pak se 1 milion…

Postuar në 12 Qershor, 2014 05:32

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2014, sipas Anketës së Forcave të Punës, të kryer nga INSTAT-i, numri i të punësuarve të moshës 15-64 vjeç ishte 901.865 persona.  Ndërsa numri i personave të moshës 15-64 vjeç në kërkim të punës, por të papunësuar (të papunë) ishte 201.770 persona. Si rezultat niveli i papunësisë ishte 18.3%.

Iraku në buzë të greminës. Militantët bëjnë thirrje për marshim mbi Bagdatin

Postuar në 12 Qershor, 2014 05:29

Rënia e Mosulit dhe Tikritit në duart e militantëve islamikë të organizatës Shteti Islamik i Irakut dhe Levanit, ka bërë që drejtrues të kësaj të fundit të synojnë Bagdatin. “Të marshohet mbi Bagdatin”, citohet t’u jetë drejtuar militantëve Mohammed al-Adnani, duke paralajmëruar kështu një krizë në zgjerim dhe padyshim ndërkombnëtarizimin e saj. Siç është bërë e njohur nga mediat vetëm marrja e Mosulit ka provokuar lëvizjen e 500 mijë njerëzve që me siguri janë nxitur në këtë ikje edhe nga përvoja e luftës së Sirisë.

Qeveria, 180 mijë euro për të shlyer detyrimin ndaj palës franceze për asistencën teknike për helikopterët

Postuar në 12 Qershor, 2014 04:28

“Gazeta Shqiptare” shkruan sot se qeveria shqiptare ka vendosur që të shlyejë detyrimet për kontrollin teknik të 3 helikopetrëve Ministrisë së Mbotjtjes së Francës. Bëhet fjalë për 180 mijë euro, të cilat do t’i kalojnë palës franceze kundrejt asistencës teknike për tre helikopterë që u blenë nga qeveria “Berisha” në vitin 2009, kur ministër i Mbrojtjes ishte Arben Imami. Vendimi vjen në një kohë me vizitën në Francë të kryeministrit dhe mesa duket vlen si element jo vetëm teknik në raportet e përbashkëta.

Kosovë, blloku opozitar në lëvizje. I paqëndrueshëm politikisht edhe pretendimi kushtetues i PDK-së. Duket se Hashim Thaçit i mungojnë numrat

Postuar në 12 Qershor, 2014 03:50

Opozita koosvare është e vendosur që të marrë frenat e qeverisjes në dorë, nisur kjo nga rezultati i 8 qershorit si dhe marrëveshja e tre drejtuesve të partive respektive, LDK, AAK dhe Nisma për Kosovën. Dhe kjo pavarësisht se kryeministri Hashim Thaçi është duke testuar nervat e tyre përmes përpjekjes për interpretim kushtetues për negociimin e qeverisë së re. Ismet Beqiri, një nga drejtuesit e  LDK-së i ka kërkuar Thaçit që nëse ka shumicën le të bëjë qeverinë e re. Një apel ky që vë në diskutim alibinë kushtetuese të PDK-së.

Dom Gjergj Meta": “Ky është një mëkat...”

Postuar në 12 Qershor, 2014 03:28

Kanë kaluar më shumë se tri ditë, por është e pranueshme të mendohet se të gjithë e mbajnë mend valën përvëluese të çështjes “Irinej” që bëri tërë atë zallamahi patriotike në Tiranë. Gjergj Meta i është kthyer sërish kësaj teme, por duke e vendosur në një kuadër më të gjerë diskutimi. “Debati mbi fenë ndërmjet nacionalizmit dhe universalizmit” titullohet opinioni i tij i sotshëm në “Panorama”. Në parim shkrimi është një lloj replike sqaruese ndaj një shkrimi të mëparshëm të Zamira Çavos, por ai ndalet edhe te shenjtërimi i katedrales ortodokse në Tiranë.

Mijatoviç: “Situata në RTSH pengon funksionimin e bordit drejtues dhe pavarësinë editoriale”

Postuar në 12 Qershor, 2014 02:54

Dunja Mijatoviç, përfaqësuese e Zyrës së OSBE-së për Lirinë e Medias me qendër në Vjen ka dhënë sot një intervistë për gazetën “Shqip”, ku ka komentuar situatën e medias në Shqipëri. Një nga problemet e rëndësishme është edhe ai i Radio Televiziuonit Shqiptar, i cili është shpesh në qendër të kritikave se nuk përmbush misionin e tij. “Në fakt mandatet e të gjithë 11 anëtarëve të RTSH-së kanë mbaruar që dy vite më parë.

Haradinaj në “Top-Show”: “Nëse Kosova shkon sërish në zgjedhje, deviza e opozitës do të jetë vetëm një: Hajnat në burg”

Postuar në 11 Qershor, 2014 16:24

Ramush Haradinaj ka qenë sot i ftuar në studion e “Top-Show” në një intervistë me drejtuesin e këtij emisioni Alban Dudushi. Haradinaj është shpallur si kandidati i opozitës për kryeministër ndaj edhe qëndrimet e tij kanë rëndësi jo të vogël. Për kreun e AAK-së rezultati i 8 qershorit bëri të qartë se kush është pakica në Kosovë. Sipas tij, opozita e bashkuar ka një shumicë të mjaftueshme për të ndërtuar një qeveri, duke mos harruar se edhe “Vetëvendosja” ka një peshë të shtuar në votën kundër Hashim Thaçit dhe PDK-së.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme