Një fjalim për socialistët e thjeshtë. E mban ish-kryeministri Sali Berisha në Parlament

Postuar në 12 Qershor, 2014 06:26

Nuk dihet se në cilën cilësi deputeti demokrat Sali Berisha ka mbajtur një ligjëratë të gjatë sot në Parlament për datën e themelimit të Partisë Socialiste. Nëse do të pranoheshin disa teori, sipas të cilave, pluralizmi nuk erdhi natyrshëm, por u administrua si proces nga zyrat e Ramiz Alisë, atëherë me siguri mund të thuhet se fjalimi i tij justifikon atë proverbin "vete gjuha ku dhemb dhëmbi". Berisha ka folur për socialistët e vërtetë, ata që sipas tij sot shpërfillen dhe nuk kanë guxim të hapin gojën, po që për ironi të situatës kanë patur si zëdhënës të tyren në Parlament, pikërisht Sali Berishën, me të cilin duhet thënë se i lidh një histori shumë e hidhur. "Të dashur socialistë dhe socialiste të thjeshtë! Duke formuluar për ju urimet më të përzemërta nuk mund të them se kjo ditë është ajo që ju prisni. Hidhni sytë këtu mbrapa, nëse gjeni gjurmë socialisti në këtë ekip që kam pas shpine, ju kërkoj ndjesë. Secili prej tyre është i lidhur shumë herë më shumë me ndonjë parti tjetër se sa me Partinë Socialiste”, ka deklaruar Berisha. Ndoshta ai e ka fjalën për "socialistët me zemrën majtas" e që dihet se kujt i referohet. Në këtë frymë do pritur 12 dhjetori për të kuptuar se kush flet në emër të demokratëve të vërtetë, pasi skena politike ka një dinamikë e cila ende nuk ka konsumuar të papriturat e veta.
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/kuvend-berisha-festa-e-p...
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.