Iraku në buzë të greminës. Militantët bëjnë thirrje për marshim mbi Bagdatin

Rënia e Mosulit dhe Tikritit në duart e militantëve islamikë të organizatës Shteti Islamik i Irakut dhe Levanit, ka bërë që drejtrues të kësaj të fundit të synojnë Bagdatin. “Të marshohet mbi Bagdatin”, citohet t’u jetë drejtuar militantëve Mohammed al-Adnani, duke paralajmëruar kështu një krizë në zgjerim dhe padyshim ndërkombnëtarizimin e saj. Siç është bërë e njohur nga mediat vetëm marrja e Mosulit ka provokuar lëvizjen e 500 mijë njerëzve që me siguri janë nxitur në këtë ikje edhe nga përvoja e luftës së Sirisë. Ndërkohë Kirkuku është marrë në kontroll nga kurdët e Irakut duke kërcënuar kështu me një ndarje de facto të vendit. BBC-ja flet për një kontestim histoprik nga kurdët që me këtë aksion synojnë të dearabizojnë Kirkukun pasi ishte Sadam Huseini ai që I dëboi ata më parë nga ky rajon. Edhe për Mosulin ka vlerë fakti se është afër kufirit me Sirinë dhe ndoshta kjo edhe shpjegon sulmin ndaj qytetit nga një organizatë që ka qenë shumë aktive në luftën ndaj Bashar Al Asadit.
s.z
Add new comment