Arkiv-Lajme

“Tezja” 50-vjeçare, truri i rrjetit të trafikimit të kokainës dhe heroinës

Postuar në 14 Qershor, 2014 03:22

Një 50-vjeçare e quajtur Valentina Tufina, dyshohet se është truri i një rrjeti të trafikut të heroinës dhe kokainës nga Amerika Latine.

E njohur me nofkën "Tezja", ajo ka udhëtuar në tre kontinente brenda muajit me qëllim trafikimin ndërkombëtar të heroinës dhe kokainës.  

Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda. mësohet se në harkun kohor të më pak se një muaji, gruaja ka bërë të paktën shtatë udhëtime, në disa vende të Europës, në Kinë, Australi dhe më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruna “Balkanweb”.

Investigimi i Al Jazeera: Zhdukja e 500 fëmijëve shqiptarë, ç`ndodhi në qendrën e fëmijëve në Athinë

Postuar në 13 Qershor, 2014 12:28

“People and Power” ose “Njerëzit dhe Pushteti” , emisioni investigativ në televizionin Al Xhazira ka trajtuar një temë shumë të rëndësishme në lidhje me Shqipërinë,atë të trafikimit të fëmijëve. Ky fenomen në vendin tonë i ka rrënjët menjëherë pas rënies së sistemit komunist.

“Foreign Policy”: Qeverisja e Thaçit e kapur nga krimi ndërkombëtar dhe korrupsioni

Postuar në 13 Qershor, 2014 12:14

Revista amerikane “Foreign Policy” ka bërë një analizë për zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Në analizën e publikuar nga kjo revistë kritikohet shumë ashpër qeveria e Thaçit, PDK-ja dhe qeverisjen e tij. “Qeverisja e Thaçit u dominua nga menaxhimi i keq i financave, nepotizmi, krimi ndërkombëtar dhe skandalet e korrupsionit”, shkruan kjo revistë.

Jahjaga takohet me Angelina Jolie dhe John Kerry, flasin për dhunën seksuale gjatë konflikteve

Postuar në 13 Qershor, 2014 09:49

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë pjesë në  ceremoninë e përmbylljes së punimeve të Samitit Global për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikte, i cili i zhvilloi punimet nga 10-13 qershor në Londër. Ky samit u organizua nga Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, William Hague dhe Përfaqësuesja Speciale e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Angelina Jolie.

Vetëvrasja e studentes, mbledhje tek Ekonomiku

Postuar në 13 Qershor, 2014 09:29

Dy ditë pas vetëvrasjes së studentes së vitit të dy të të Fakultetit Ekonomik, Iris Belba, dekani i fakultetit ka zhvilluar një mbledhje me stafin pedagogjik. Mbledhja është zhvilluar dje në orën 09:00 të mëngjesit, ku mësohet se është diskutuar kryesisht në lidhje me ngjarjen.

Basha, ditëlindje dhe takime pune

Postuar në 13 Qershor, 2014 09:07

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duket se ka preferuar ta mbyllë në fushatë festimin e 40 vjetorit të lindjes. Burimet kanë bërë të ditur se stafet e selisë blu, por dhe ai i bashkisë kanë menduar ta presin me urim të veçantë dje Bashën. Gjithashtu mësohet se kreu i selisë blu ka preferuar një ceremoni më shumë familjare për përvjetorin e tij.

Muri i Madh i Ukrainës: Zgjidhja për konfliktin me Rusinë propozuar nga një miliarder

Postuar në 13 Qershor, 2014 06:25

Zgjidhja e problemeve të Ukrainës duket se ka mbetur në duar të njerëzve më të pasur. Pas zgjedhjes zgjidhjes së njërit prej më të pasurve president të vendit, Petro Poroshenko, tashmë është sërish një nga më të pasurit që propozon zgjidhje për konfliktin me Rusinë.

Igor Kolomoiski ka paraqitur në presidencë një projekt për ndërtimin e një muri 2 mijë metra të gjatë në kufirin me Rusinë, raporton AFP.

CEZ-i nuk mban peng vetëm statusin, por dhe 200 mln dollarë investime

Postuar në 13 Qershor, 2014 06:04

Banka Botërore dhe donatorë të tjerë janë të gatshëm për të mbështetur sektorin e energjisë elektrike të Shqipërisë me një financim deri në 200 milionë dollarë, me kusht që qeveria të zgjidhë mosmarrëveshjen e saj 18-mujore me kompaninë CEZ. 

Javën e kaluar, qeveria çeke e bëri të qartë se do të bllokojë dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, lidhur me mosmarrëveshjen CEZ-it.

Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri thotë se, “shpresojmë që të përfundojë shumë shpejt ky konflikt i hapur me kompaninë çeke”.

Bollano letër Samarasit: Himara dhe Lukova të mbeten zona të veçuara administrative

Postuar në 13 Qershor, 2014 03:05

Përfaqësuesit e komunitetit grek i kanë kërkuar qeverisë shqiptare që të ndryshojë dy rrethe, për sa i përket ndarjes territoriale. Himara dhe Libohova janë zonat që për OMONIA-n duhet të përfshihen në hartën e miratuar në komisionin parlamentar, sipas konceptit që ata kërkojnë.

Kreu i OMONIA-s, Vasil Bollano i ka dërguar një letër kryeministrit të Greqisë, Antonios Samaras, ku i kërkon që të ndërhyrje që Himara dhe Libohova të mbeten zona të veçuara administrative.

 

Panorama: Meta u largua nga festa e PS-së pas vonesës së Ramës

Postuar në 13 Qershor, 2014 02:57

Partia Socialiste festoi dje ditëlindjen e 23-të të saj. Festa u organizua në oborrin e brendshëm të Muzeut Kombëtar. Në orën 19:30, kur nisi dhe orari i pritjes nga “të zotët e shtëpisë”, tapetin me ngjyrën e Rilindjes e shkelën të parët socialistët e hershëm Ndre Legisi e më pas Gramoz Ruçi, Ethem Ruka, Servet Pëllumbi me djalin e me radhë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme