“Foreign Policy”: Qeverisja e Thaçit e kapur nga krimi ndërkombëtar dhe korrupsioni

Postuar në 13 Qershor, 2014 12:14

Revista amerikane “Foreign Policy” ka bërë një analizë për zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Në analizën e publikuar nga kjo revistë kritikohet shumë ashpër qeveria e Thaçit, PDK-ja dhe qeverisjen e tij. “Qeverisja e Thaçit u dominua nga menaxhimi i keq i financave, nepotizmi, krimi ndërkombëtar dhe skandalet e korrupsionit”, shkruan kjo revistë. “Brenga më e madhe e banorëve shqiptarë dhe serbë të Kosovës është çështja e punësimit, por privatizimi dhe ofertat e fshehta dhe jotransparente të protagonistëve politikë dhe shërbëtorëve të tyre i kanë kufizuar mundësitë për punësim thuhet në këtë analizë.  

“Foreign Policy”, qartëson se një vend pune në Kosovë mund ta gjejnë vetëm ata që kanë lidhje familjare apo politike. “Para zgjedhjeve shumica e rivalëve të Thaçit paralajmëruan fundin e pushtetit të Thaçit për shkak të grumbullit të skandaleve të korrupsionit, keqmenaxhimit dhe supozimeve për përfshirje në krim të organizuar”, shkruan revista.

Sipas “Foreign Policy”, suksesi i Thaçit në zgjedhje nuk është rezultat i ndryshimit të disponimit në zemrat e njerëzve, por është pasojë e pjesëmarrjes së ulët të qytetarëve, e cila vjen “nga apatia dhe frustrimi i votuesve”. 

 

 

http://ricks.foreignpolicy.com/posts/2014/06/12/remember_kos...

 

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.