CEZ-i nuk mban peng vetëm statusin, por dhe 200 mln dollarë investime

Banka Botërore dhe donatorë të tjerë janë të gatshëm për të mbështetur sektorin e energjisë elektrike të Shqipërisë me një financim deri në 200 milionë dollarë, me kusht që qeveria të zgjidhë mosmarrëveshjen e saj 18-mujore me kompaninë CEZ.
Javën e kaluar, qeveria çeke e bëri të qartë se do të bllokojë dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, lidhur me mosmarrëveshjen CEZ-it.
Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri thotë se, “shpresojmë që të përfundojë shumë shpejt ky konflikt i hapur me kompaninë çeke”.
Mbi 200 milionë dollarë nga donatorët, duke përfshirë dhe 150 milionë nga Banka Botërore,kryesisht pritet që të investohen në sektorin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Ne presim një zgjidhje të shpejtë të konfliktit me CEZ-in, kështu që ne mund të investojmë në këtë sektor”, u tha Gjiknuri investitorëve të naftës.
S.S
Add new comment