Rama: Nëse më ftojnë do shkoj me kënaqësi në festën e PD-së

Postuar në 13 Qershor, 2014 02:27

Mesazhi i Edi Ramës në 23-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste ishte “bashkimi” i politikës shqiptare, që prej 23 vitesh është e ndarë, në përvjetorë, festa dhe ditëlindje. “Mbyllëm kapitullin e ndarjes dhe hapëm kapitullin e bashkimit. Në këtë ditë të shënuar të vitit të 23-të, fjalën ia kushtoj bashkimit.

Në fjalën e tij të gjatë për “23 vjet socialist”, Rama i kushtoi vëmendje edhe bashkëpunimit me PD-në, sidomos në raste festash. “Nëse do na kishin nderuar me pjesëmarrjen do ishim të gëzuar, do ngrinim një dolli edhe për Bashën, ka lindur në një datë të shënuar, por shpresojmë të jemi së bashku vitin tjetër.”

“Ditëlindja ime nuk përkon me ditëlindjen e PD-së, por nëse më ftojnë do shkoj me kënaqësi në festën e tyre, edhe pse s’do kem fatin të ngrihet një dolli për ditëlindjen time. Të mos keqkuptohet kush, kjo nuk është shenja e një përpjekjeje për t’u bashkuar edhe me PD-në pasi jemi bashkuar mesvedi si socialistë e si progresistë. Por edhe të ndarë deri edhe për festa kaq modeste si ditëlindjet, nuk shkon më. E jo vetëm kaq, po nuk shkon më as që ndarja e natyrshme, e domosdoshme, thelbësisht demokratike mes kampeve politike, të jetohet prej nesh e të përjetohet prej popullit tonë, si luftë e ftohtë vëllavrasëse ndërkohë që vendi synon t’i bashkohet Bashkimit Evropian”, u shpreh Kryeministri.

PD-ja vendosi dje të përfaqësohej në festë vetëm nga ish-deputeti dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike, Tritan Shehu i cili qëndroi deri në fund të festës. E ndërkohë, Berisha edhe pse jo i pranishëm nuk harroi të uronte socialistët nga salla e Parlamentit, e si për ‘rastësi’ kishte zgjedhur që pikërisht dje të vinte kollare rozë.

http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=48964&kat=87

S.S

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>Une nuk do te shkoja KURRE ne vrimen e krimineleve. Si guxon e thua te tilla gjera???</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.