Arkiv-Lajme
Rama: Nëse më ftojnë do shkoj me kënaqësi në festën e PD-së
Mesazhi i Edi Ramës në 23-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste ishte “bashkimi” i politikës shqiptare, që prej 23 vitesh është e ndarë, në përvjetorë, festa dhe ditëlindje. “Mbyllëm kapitullin e ndarjes dhe hapëm kapitullin e bashkimit. Në këtë ditë të shënuar të vitit të 23-të, fjalën ia kushtoj bashkimit.
Nano dominon festën e PS-së pa qenë i pranishëm
Ish-kryetari historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano nuk ka marrë pjesë në ceremoninë me rastin e 23-vjetorit të PS-së, që u organizua dje në Muzeun Historik Kombëtar.
Por, këtë herë ndryshe nga se ka ndodhur më parë në drejtimin e Edi Ramës, PS është kujdesur për figurat e kaluara të socialistëve.
Fillon kampionati botëror i futbollit në Brazil. Nuk mungojnë protestat
Ka nisur në Brazil kampionati botëror i fubollit që hapet me ndeshjen Brazil-Kroaci. Në kohën e ceremonisë së hapjes janë zhvilluar edhe protesta na San Paolo ku nuk kanë munguar edhe parullat: “FIFA go home”. Mediat bëjnë me dije për përdorim të gazit lotsjellës nga policia ushtarake dhe gazetarë të lënduar. Protesta parashikohen edhe për nesër kur pritet ndeshja Spanjë-Hollandë, një dukuri kjo që mesa duket do ta shoqërojë këtë aktivitet.
“Der Spiegel” me një histori gjakmarrjeje. “Shqipëria, një vend me dy realitete“
Bunkerët dhe Kanuni, ja dy gjëra që nuk rreshtin së ngacmuari kureshtjen e të huajve që vijnë në Shqipëri. Të huaj natyrisht me interesa intelektuale, por jo vetëm, përderisa ta zëmë, njerëz më sportivë, si ata dy të rinjtë hollandezë, mundet fare mirë të tërhiqen edhe nga hashashi i Lazaratit. Por Kanuni është vështirë të sfidohet, edhe pse për një të huaj, gjurmimi i një historie njerëzore “Me Kanun” kërkon jo pak mundim.
Demografia, çështja delikate e Maqedonisë. Këshilli Shtetëror për Statistika publikon të dhëna të reja
Në Maqedoni çështja demografike është rikthyer pas publikimit të disa të dhënave nga Këshilli Shtetëror i Statistikave. Nataliteti i lartë i shqiptarëve sipas mbetet shqetësim, pasi sipas statistikave më të reja për vitin 2014 zonat me natalitetin më të lartë janë ato që kryesisht banohen nga shqiptarët. Tetovë, Çair, Kumanovë, Studeniçan, Strugë, Bogovnë etj., kurse me lindshmërinë më të ulët janë disa rajone të dominuara nga maqedonasit si Manastir, Karposh, Prilep, Velesh, Koçani etj..
Zhvillimet në Irak, SHBA nuk përjashtojnë ndërhyrjen ushtarake
Washingtoni nuk përjashton një ndërhyrje ushtarake në Irak pas zhvillimeve të fundit ku militantët islamikë sunitë morën nën kontroll Mosulin dhe Tikritin. “Nuk përjashtoj asgjë...”, ka thënë ndër të tjera Barak Obama, presidenti i SHBA-ve. Të dyja goditjet e dhëna janë një tregues edhe për punën e shërbimeve sekrete amerikane. Ndërkohë parlamenti iraken nuk arriti, për mungesë kuorumi, që të miratonte dhënien e fuqive të plota për Nuri Al Malikin, kryeministrin e vendit.
Elvira Dones: “Nuk e konsideroj atë që shkruaj, një letërsi për femrat”
Elvira Dones i ka dhënë një intervistë “KultPlus”, një ndër intervistat jo të rralla që shkrimtarja shqiptare ka dhënë së fundmi. Pyetjet janë udhëhequr më shumë nga një kuriozitet për Donesin, për përjetimin e susksesit, që vazhdon të perceptohet disi si i pazakonshëm në raport me origjinën “penalizuese” shqiptare. Gazetarja është ndalur edhe në një pyetje që lidhet me Donesin si shkrimtare, pra si femër që shkruan dhe vështrimin e saj ndaj “letërsisë në raport me femrat”.
Kryeministri, intervistë për RFI: “Shqipëria nuk është një vend mysliman, por është një vend europian”
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka dhënë një intervistë Radio France Internationale në të cilën është pyetur për statusin dhe qëndrimin e Europës. Ka rëndësi një pyetje e cila lidhet me strukturën fetare të Shqipërisë, e cila përcakton një gjeopolitikë të vetën në raport me Europën. Gazetari ka kërkuar të heqë një paralele mes anëtarësimit të Turqisë si vend mysliman dhe Shqipërisë si vend me shumicë myslimane. Për Ramën, anëtarësimi i Turqisë do të ishte një gjë shumë e mirë për Europën, por në raport me Shqipërinë krahasimi nuk qëndron.
Kim Jong Un inspekton godinat e sistemit meteorologjik. Ankesa serioze për gabime në parashikimin e motit...
Kreu i Koresë së Veriut ka bërë një inspektim të ri, drithërues mund të thuhet, po të mbahet parasysh pasoja e kritikave të tij. CNN i referohet gazetës shtetërore koreano-veriore "Rodong Sinmun", e cila përcjell lajmin se Kim Jong Un është shprehur shumë i irrituar me pasaktësitë e parashikimit të motit nga enti përkatës në Kore. Sipas kësaj gazete nuk bëhet fjalë thjesht për saktësinë në vetvete, por për pasojat që mund të ketë parashikimi i gabuar për ekonominë dhe jetët njerëzore.
700 fëmijë shfrytëzohen për punë ose si lypës në Tiranë. Veliaj paralajmëron edhe ndjekje penale
Në Tiranë janë rreth 700 fëmijë që lypin. Këtë shifër e ka dhënë sot ministri i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj, sipas të cilit pas aktit të lypjes qëndrojnë tutorë dhe një lloj biznesi i vërtetë që shfrytëzon fëmijët. Për këtë arsye, ministri ka bërë të ditur se disa persona do të kallëzohen, në mënyrë që fenomenit t’i vihet një lloj kufizimi. “Do të ndjekim disa njerëz në Gjykatë, sepse disa njerëz e kanë kthyer skllavërinë moderne në biznes”, tha ai.