Zhvillimet në Irak, SHBA nuk përjashtojnë ndërhyrjen ushtarake

Washingtoni nuk përjashton një ndërhyrje ushtarake në Irak pas zhvillimeve të fundit ku militantët islamikë sunitë morën nën kontroll Mosulin dhe Tikritin. “Nuk përjashtoj asgjë...”, ka thënë ndër të tjera Barak Obama, presidenti i SHBA-ve. Të dyja goditjet e dhëna janë një tregues edhe për punën e shërbimeve sekrete amerikane. Ndërkohë parlamenti iraken nuk arriti, për mungesë kuorumi, që të miratonte dhënien e fuqive të plota për Nuri Al Malikin, kryeministrin e vendit. Avancimi drejt Bagdatit duket se është një gjë shumë serioze, pasi siç raportojnë mediat, ushtria irakene ka frenuar përparimin e militanëve në qytetin e Samarrës, ndonëse të dhëna të tjera flasin për rënien e këtij të fundit dhe zhvendosjen e luftimeve në Dhuluiya, 90 km larg Bagdatit.
s.z
Add new comment