Elvira Dones: “Nuk e konsideroj atë që shkruaj, një letërsi për femrat”

Postuar në 12 Qershor, 2014 11:55

Elvira Dones i ka dhënë një intervistë “KultPlus”, një ndër intervistat jo të rralla që shkrimtarja shqiptare ka dhënë së fundmi. Pyetjet janë udhëhequr më shumë nga një kuriozitet për Donesin, për përjetimin e susksesit, që vazhdon të perceptohet disi si i pazakonshëm në raport me origjinën “penalizuese” shqiptare. Gazetarja është ndalur edhe në një pyetje që lidhet me Donesin si shkrimtare, pra si femër që shkruan dhe vështrimin e saj ndaj “letërsisë në raport me femrat”. Pyetje që kërkon arsyen e vet te “ndjeshmëria shpirtërore që kanë femrat” e që e ngre kriterin gjinor si cilësues i kontributit në letërsi. Por Dones e ka hedhur poshtë këtë ndarje. “Nuk e kam parë dot asnjëherë letërsinë të ndarë në femërore e mashkullore. Letërsia ka qenë për shekuj e dominuar nga penat mashkullore, pasi e shkruara nuk ishte një punë për gra, madje dikur shihej si një telash i madh për familjen një vajzë a grua me flutura, apo xixa në kokë...Në këtë epokë penat e shkëlqyera femërore s'kanë pse t'ua kenë zili kolegëve meshkuj. Përpos, ka në letërsinë bashkëkohore personazhe mashkullore kompleksë e të mrekullueshëm shkruar nga mendja e një femre, dhe anasjelltas.Nuk e konsideroj atë që shkruaj një letërsi për femrat...”, ka thënë ajo.

http://kultplus.com/?id=11&i=143

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.