700 fëmijë shfrytëzohen për punë ose si lypës në Tiranë. Veliaj paralajmëron edhe ndjekje penale

Postuar në 12 Qershor, 2014 08:54

Në Tiranë janë rreth 700 fëmijë që lypin. Këtë shifër e ka dhënë sot ministri i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj, sipas të cilit pas aktit të lypjes qëndrojnë tutorë dhe një lloj biznesi i vërtetë që shfrytëzon fëmijët. Për këtë arsye, ministri ka bërë të ditur se disa persona do të kallëzohen, në mënyrë që fenomenit t’i vihet një lloj kufizimi. “Do të ndjekim disa njerëz në Gjykatë, sepse disa njerëz e kanë kthyer skllavërinë moderne në biznes”, tha ai. Një masë që mendohet të ulë sadopak intensitetin e këtij fenomeni është edhe ndihma ekonomike, që sipas ministrit në fjalë, për herë të parë pas 23 vjetësh “do të mund ta aksesojnë edhe komunitetet rome dhe egjiptiane”.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.