Demografia, çështja delikate e Maqedonisë. Këshilli Shtetëror për Statistika publikon të dhëna të reja

Në Maqedoni çështja demografike është rikthyer pas publikimit të disa të dhënave nga Këshilli Shtetëror i Statistikave. Nataliteti i lartë i shqiptarëve sipas mbetet shqetësim, pasi sipas statistikave më të reja për vitin 2014 zonat me natalitetin më të lartë janë ato që kryesisht banohen nga shqiptarët. Tetovë, Çair, Kumanovë, Studeniçan, Strugë, Bogovnë etj., kurse me lindshmërinë më të ulët janë disa rajone të dominuara nga maqedonasit si Manastir, Karposh, Prilep, Velesh, Koçani etj.. Edhe raporti mes lindshmërisë dhe vdekshmërisë, që lidhet edhe me moshën e popullsisë ndoshta është në disfavor për sllavët. Kështu në vitin 2013 “kanë ndërruar jetë rreth 14.213 maqedonas, 3.000 më shumë se të lindurit, ndërsa prej shqiptarëve kanë ndërruar jetë 3.230, numër ky që është përgjysmë më i vogël se të porsalindurit shqiptar, që kapin shifrën prej gjithsej 7.488”.
http://almakos.com/lajme/maqedoni/53213-maqedonasit-jane-duke-u-bere-pak...
s.z
Add new comment