Arkiv-Lajme
Reagimi, Manjani: Kadeli, qëndrim personal. Kadeli: Manjani nuk është pjesë e Grupit Parlamentar
Nënkryetari i LSI, Ylli Manjani ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit Gjovalin Kadeli. Lëvizja Socialiste për Integrim e konsideron qëndrimin e Kadelit si një qëndrim personal të tij.
Gazetat spanjolle bëjnë garë me tituj dramatikë pas humbjes së Spanjës në Botëror
Në gazetën ‘Marka’, titulli kryesor ishte ‘Humillacion Mundial’ (Poshtërimi planetar). Një titull tjetër ishte ‘1-5: Manotazo de Holanda a la campeona’ që do të thotë pak a shumë ‘1-5: Holandezët u japin një grusht të mirë kampionëve’. Gazeta El Pais kish zgjedhur për titull ‘Un descalabro mundial’ (Një fatkeqësi botërore). Një gazetë tjetër akoma fliste qysh në faqe të parë për një ‘La peor pesadilla del campeon’ (Makthi më i madh i kampionvëe). Një gazetë sportive me emrin ‘Sport’ i mbahej online po fjalës ‘makth – pesadilla’, dhe thosh: Espana vive su peor pesadilla.
Presidenti Iranian: Nuk do luftojmë kundër xhihadistëve në Irak, ndihmë Bagdadit ashtu si Sirisë
“Irani nuk do të fillojë operacione ushtarake kundër xhihadistëve në Irak”, me këtë deklaratë ka dalë sot Presidenti iranian, Hassan Rohani. “Por,- ka shtuar ai - Irani është i gatshëm për ndihmë për qeverinë e Bagdadit. Ndërhyrja e forcave iraniane nuk është diskutuar me qeverinë e kryeministrit, Nuri al-Maliki”, tha Presidenti Rohani.
Kosovë, Isa Mustafa: Koalicioni qeverisës do punojë qytetarët dhe vendin
“Koalicioni do të punojë në të mirën e të gjithë qytetarëve të vendit.”, kështu është shprehur kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, gjatë takimit me Marieluise Beck, anëtare e Komitetit për Politikë të Jashtme në Bundestagun gjerman, duke i shprehur edhe sigurinë se ko do të jetë dhe një garanci për vazhdimin e raporteve të shkëlqyera me Gjermaninë.
Diplomati amerikan Hooper: I befasuar nga Vetëvendosja, tensioni politik të mos dalë jashtë kontrolli
James Hooper, ish-diplomat amerikan, ka thënë krijimi menjëherë i koalicionit qeverisës opozitar ishte i papritur. Këtë mendim Hooper e ka ndarë me gazetarin Arben Xhixho të ”Zërit të Amerikës”. Ai thotë se tani duhet të respektohen dispozitat e kushtetutës, ndërsa ka theksuar se ky vendim i krijimit të këtij koalicioni është bërë nga vetë shqiptarët, pa ndërhyrje të diplomatëve të huaj. Gjithashtu ai ka shtuar se nuk e ka pritur që Vetëvendosja të luante një rol të tillë.
Për cilët ministra e ka fjalën Kadeli dhe a do të kërkojë mocion mosbesimi PD?
Deklarata e deputetit të LSI-së, Gjovalin Kadeli pritet të shkaktojë turbullira në jetën politike në vend.
Përveçse, paralajmërimi i tij për ndërmarrjen e një nisme për shkarkimin e një prej ministrave socialistë në kabinetin “Rama”, pritet të shkaktojë ankth në PS dhe kënaqësi në radhët e PD-së.
Shkarkimi i një ministri do të ishte “frymëmarrje” për demokratët, pasi deri tani asnjë ministër i qeverisë “Rama” nuk është dorëhequr apo shkarkuar.
Basha: PD po përjeton përtëritjen e saj nga të rinjtë, mazhoranca promovon narkotrafikantët
Lulzim Basha, kryetari i PD ka thënë se zgjedhjet e reja që po bëhen po përjetohet përtëritja e kësaj partie me forca të reja. Këto deklarata Basha i ka bërë në Kuvendin zgjedhor të degës së Matit ku u zgjodh kryetari i PD në këtë degë.
Kadeli flet në emër të LSI-së: Kërkojmë largimin e një ministri të PS-së, tre ministra nuk arrijnë dot shumicë në rivotëbesohen
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gjovalin Kadeli, ka zbuluar dje në dritë një pjesë të zhvillimeve që priten të ndodhin brenda koalicionit të majtë. Në një deklaratë jo të zakontë, ish-deputeti socialist, ka paralajmëruar nismën e disa deputetëve të LSI-së për largimin e një ministri nga kabineti “Rama”.
Në një intervistë për “Ora News”, Kadeli ka folur në emër të 12 deputetëve të LSI-së për këtë nismë, por pa saktësuar se për cilin ministër bëhet fjalë.
Pse nuk ka zëdhënëse kryeministri Edi Rama?
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është një nga të paktët kryetar qeverie që nuk ka zëdhënës.
Rama duket se ka një marrëdhënie jo të mirë me “zëdhënësit”, pasi gjatë viteve që drejton Partinë Socialiste, ai ka ndryshuar konceptin e dhënies së deklaratave për shtyp.
Kanë qenë deputetët, ata që kanë përcjellë për mediet komunikatën dhe jo një imazh i vetëm.
Gjithashtu, Rama ka bërë objekt talljeje jo pak herë zëdhënësen e ish-kryeministrit, Sali Berisha apo zëdhënësen e Partisë Demokratike.
Xhaxhai i 21-vjeçares: Irisin e kanë hedhur, ajo nuk vuante nga depresioni
Pak ditë pas ngjarjes tragjike, ku një vajzë e re gjeti vdekjen pasi ra nga kati i 17-të i një ndërtese në zonën e ish-bllokut, një prej të afërmve të saj flet për “vrasje”.
“Vajza jonë nuk ishte tip që mund të mendonte vetëvrasjen. Dyshojmë që e kanë hedhur. Hetimet të shkojnë deri në fund”. Xhaxhai i studentes Iris Belba, e cila mesditën e 10 qershorit humbi jetën pasi u hodh nga lartësia e Sky Tower- it në Tiranë, hedh poshtë dyshimet e deritanishme për vetëvrasje të 21-vjeçares.