Basha: PD po përjeton përtëritjen e saj nga të rinjtë, mazhoranca promovon narkotrafikantët

Postuar në 14 Qershor, 2014 04:47

Lulzim Basha, kryetari i PD ka thënë se zgjedhjet e reja që po bëhen po përjetohet përtëritja e kësaj partie me forca të reja. Këto deklarata Basha i ka bërë në Kuvendin zgjedhor të degës së Matit ku u zgjodh kryetari i PD në këtë degë.

“Me zgjedhjet në seksione, në bazë të statutit dhe udhëzimit të lëshuar, partia ka përjetuar në themelin e saj përtëritjen dhe qarkullimin e nevojshëm të  një numri të madh të zgjedhurish, duke sjellë në krye të seksioneve forca të reja, energji të reja, frymëzime të reja, synime të reja, pa të cilat një parti politike nuk ka jetë, nuk ka të ardhme. Qarkullimi i drejtuesve politike  të çdo niveli është një parim i partive demokratike moderne që zbatohet e duhet të zbatohet në vijimësi, në çdo kohë  dhe sidomos në kohën kur partia humbet zgjedhjet, siç i kemi humbur ne.”, ka thënë Basha.

Lulzim Basha ka bërë një krahasim të PD nën drejtimin e tij dhe mazhorancës ku thotë se ata po promovojnë narkotrafikantë dhe individë me precedentë kriminalë. Sipas tij Partia Demokratike ka kriter të panegociueshëm kapacitetet  politike, intelektuale të drejtuesve dhe të zgjedhurve, integritetin dhe imazhin e tyre pozitiv në publik.

“Ne, Partia Demokratike, kemi një sfidë dhe një mision  qytetar e kombëtar:  Të reflektojmë, nga një anë, për çdo rast të degradimit  dhe shkarjes nga parimi i meritës dhe  vlerave  në radhët tona. T’i dalim përballë nga ana tjetër dhe t’i përgjigjemi me vendosmëri, me njerëzit me të zotë që ka nxjerrë familja dhe shoqëria shqiptare, shkolla shqipe dhe shkollat e botës ku  kanë studiuar e po studiojnë shqiptarët,  projektit ogurzi  në veprim  të kundërshtarëve tanë të provomimit  të narkotrafikantëve dhe individëve  me rekorde kriminale  në politikë, në administratë, në drejtim, duke  poshtëruar  popullin e duke rrezikuar seriozisht  të ardhmen demokratike të vendit.”, tha Basha. S.S

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.