Arkiv-Lajme
Banori i Lazaratit: Nuk po shtie fshati, por një grup adoleshentësh të rrezikshëm. Kanë dalë jashtë kontrolli…
Banori i Lazaratit që një ditë më parë shpëtoi nga të rinjtë e armatosur stafin e A1Report, ka folur sot në një lidhje direkte telefonike , duke dhënë një version aspak të pabesueshëm mbi pikëpyetjen se cilët shtijnë në fakt kundër policisë. A.R thotë se lufta e policisë nuk është me banorët e fshatit, por me një grup të rrezikshëm adoleshentësh të moshës 15-16 vjeç.
Koloneli holandez Tomson, miti i rremë i një filogreku që minonte eprorin e vet, shkruan Flutura Açka
Në një shkrim për Gazetën Shqiptare, shkrimtarja Flutura Açka hedh një dritë të re mbi figurën e kolonelit holandez Ludewijk Tomson, bazuar në disa të dhëna në arkivën e Institutit të Historisë së Ushtrisë Holandeze, në Hagë. Shkrimi titullohet “Miti i rremë e kolonel Tomsonit dhe ‘Srebrenica’ shqiptare e vitit 1914”, dhe siç kuptohet, nga kërkimet e Açkës rezulton se ushtaraku holandez që humbi jetën më 15 qershor 1914 në jugun shqiptar, nuk është ai trimi filoshqiptar që dha jetën këtu.
Reagimi zyrtar i PD-së vjen pas atij të Nokës. Njësoj të paketuara: Mbështesim policinë por jo aktet banditeske?!
Deklarata e ish ministrit të Brendshëm Flamur Noka për operacionin e Lazaratit, bënte fjalë për show të pasardhësit të tij, megjithëse Noka lëshoi me zor ca fjalë në fund, në mbështetje në policisë “ashtu në përgjithësi”. Duket se asgjë më tepër nuk kishte për të thënë edhe zyrtarisht selia blu, duke thënë se mbështet aksionet kundër drogës, por ajo që po ndodh në Lazarat, është një luftë për të kapur tregun dhe për t’ja hedhur botës. Ja deklarata:
Mësymja e policisë, forcat speciale hyjnë në fshat, vazhdon rezistenca e trafikantëve
Paraditen e sotme pas orës 10:30 të së martës policia ka kryer mësymje në Lazarat, duke synuar të hyjë më thellë në fshat, çka e tregon edhe kjo foto. Tashmë synimi është kapja e grupit kriminal të trafikantëve të udhëhequr nga Gate Mahmutaj, të cilët prej dy ditësh i përgjigjen me rezistencë të armatosur këtij supeaksioni nga 800 forca speciale të policisë. Situata në këtë aksion të ndërhyrjes së policisë me autoblinda në fshat sa vjen dhe tensionohet ndërsa trafikantët qëllojnë me breshëri ndaj policisë, nga një banesë e lokalizuar dhe rrethuar nga policia.
Kosova me monedhën e vet? Po e mendojmë, thotë guvernatori i Bankës. Propozohet emri “dardan”
Kosovarët shumë shpejt do të mund ta blejnë bukë me “Dardan”. Mund të ketë edhe emër tjetër, por e sigurt është se Kosova po bëhet gati që të nxjerrë në treg valutën e vet. Dardani është përmendur edhe më herët si mundësi e zëvendësimit të valutës së huazuar, Euro. Këtë e ka konfirmuar edhe Bedri Hamza, guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, i cili ka thënë se Kosova është duke e konsideruar mundësinë e futjes në treg të një valute të veten.
Reagon më në fund PD me Palokën në fb: Lazarati, propagandë me “armiq të klasës”
Më në fund një reagim nga Partia Demokratike për Lazaratin, edhe pse përmes facebookut. Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka e ka quajtur "propagandë" aksionin e policisë në fshatin e Lazaratit, megjithëse deri në këto çaste aksioni po has në rezistencën e armatosur të grupeve të trafikantëve. Ai ka zgjedhur të hedhë dy rreshta në fb duke iu referuar aksionit madhor të policisë kundër trafikantëve të drogës në Lazarat, si "maska të filmave të Kinostudios".
Artan Didi: Operacion i pakthyeshëm, nuk kemi të drejtë të tërhiqemi. Fshati, në kthetrat e një grupi trafikantësh
Kreu i Policisë së Shtetit Artan Didi ka deklaruar sot se Policia e Shtetit është e vendosur të çojë deri në fund ndërhyrjen në fshatin e Lazaratit kundër kultivimit të lëndës narkotike, por ajo që tashmë është kthyer në një mision pa kthim është kapja e rrjetit të grupit kriminal të trafikantëve që ka rezistuar me armë nga nisja e këtij aksioni.
Kadare, intervista: Armiqësimi i shqiptarëve me Europën, projekt famëkeq serb
“15 vjet më parë në historinë e Evropës dhe të SHBA-ve ndodhi diçka tepër e rrallë, për të mos thënë e panjohur, një luftë e një lartësie morale të paparë, që kryente pjesa më e përparuar e botës, për mbrojtjen e një populli gjysmë të humbur e të braktisur. Me dhjetëra kanë qenë popujt që kanë ëndërruar një mbrojtje të tillë e që, për fat të keq, nuk e kanë pasur dot”, thotë shkrimtari Ismail Kadare në një intervistë nga Arbana Xharra për gazetën Zëri të Prishtinës. Kështu që, sipas tij, mirënjohja shqiptare duhet dhe do të jetë, pa dyshim, e pafundme.
Shtohen forcat policore në Lazarat, 6 arrestime. Policia: Kryekomunari Aliko ndihmoi trafikantët
Janë bërë 800 forcat policore të cilat edhe sot vijojnë aksionin në Lazarat për të asgjësuar drogën. Mësohet se në orët e para të mëngjesit 5 autoblinda janë nisur nga fshati Dervican, drejt fshatit “rebel”, ndërsa forcat speciale po avancojnë shtëpi më shtëpi për marrë nën kontroll situatën, pasi gjatë mbrëmjes kanë vijuar të shtënat e armëve pa pushim. Raportohet se një efektiv i FNSH-së ka mbetur i plagosur rreth orës 02:00 pas mesnate. Policia sqaron se i plagosur ka mbetur efektivi S.M, punonjës i Komisariatit të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër.
Irak, ofensivë e ushtrisë irakiane. SHBA kërkon ndihmën e Iranit kundër xhihadistëve
Pas marshimit të xhihadistëve në veri të Irakut, forcat qeveritare janë hedhur në kundërsulm, njofton Deutsche Welle. Ushtria pretendon se ka rikthyer kontrollin në dy qytete në veri të Bagdadit. Luftëtarët e grupit sunit ekstremist "Shtet Islamik në Irak dhe në Siri", (ISIS), nga ana tjetër, sulmuan bazën ushtarake në Taxhi pranë Bagdadit dhe me sa duket futën nën kontrollin e tyre qytetin Tal Afar në veri-perëndim të vendit. Situata ishte katastrofale, ka pasur luftime tė ashpra, thanë përfaqësuesit e autoriteteve lokale.