Arkiv-Lajme
“Grupi i rezistencës” në Lazarat, deputetja Xhuvani e quan dezinformacion përfshirjen e djalit të saj. “Ka qenë në shtëpi me mua"
Lista e personave që bënin rezistencë në Lazarat, që u publikua nga Policia e Shtetit para tri ditësh, ka përfshirë edhe Kostandin Xhuvanin, që është djali i deputetes së Partisë Socialiste, Luiza Xhuvani. Kjo e fundit ka dhënë sot një intervistë për gazetën “Mapo” ku shprehet se e dhëna e policisë është e pavërtetë. “Kam qenë në shtëpi me djalin tim, familjen time, duke parë televizor...ndërkohë që shoh në ekran titrat që është duke luftuar me shtetin në Lazarat. Pra, me shtetin për të cilin po punoj, kam punuar, po sakrifikoj dhe kam sakrifikuar. Të them absurd, të them zhgënjim? Jo.
Kadare: “70-vjetori i Çlirimit duhet parë si shans për krijimin e një fryme mirëkuptimi”
Në intervistën dhënë gazetës “Zëri”, Ismail Kadare ka folur ndër të tjera edhe për temën e ndjeshme të qëndrimit që duhet mbajtur ndaj Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, e cila qështë instrumentalizuar për të gjithë periudhën që e pasoi. Kadare ka apeluar për një frymë të re ndaj luftës, në këtë 70-vjetor.
Gjergj Sinani propozon përfshirjen e zgjeruar në kurrikula të “Klubit të mendimit shqiptar”
Gjergj Sinani, profesor i filozofisë në Universitetin e Tiranës, shkruan sot në gazetën “Panorama” një parashtresë që ka të bëjë me nevojën e njohjesnga brezi i ri i autorëve kryesorë shqiptarë të viteve ’30-’40. Sinani propozon që emra të njohur si Branko Merxhani, Faik Konica, Zef Valentini, Mit’hat Frashëri, Mehdi Grashëri, Fishta, Mustafa Kruja apo edhe Krist Maloki, për të cilët huazon nga Kadare epitetin “Klubi shqiptar i mendimit”, të jenë prezent në kurrikulat universitare, që “baballarët e mendimit shqiptar të jenë prezentë në historinë e shkencave tona shoqërore”.
Bilanci i djeshëm në Lazarat: 10 tonë dhe 60 mijë rrënjë kanabis të asgjësuara
Bilanci i ditës së djeshme në Lazarat ka sjellë me vete edhe asgjësimin e sasive të konsiderueshme të kanabisit. Njoftohet se janë asgjësuar mbi 10 tonë lëndë narkotike dhe 60 mijë rrënjë që ishin të mbjella në fshat. Po kështu në shtëpinë e të vëllait të Gate Mahmutajt, të vetëdorëzuar dje është gjetur edhe një laborator për përpunimin e lëndës narkotike, çka i jep policisë por edhe organeve të akuzës lëndë të mjaftueshme për procedimin penal të personave të dyshuar.
Dorëzohet Razip Mahmutaj, ministri Tahiri përgëzon blutë
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri bën të ditur në rrjetin social “Facebook”, se i kërkuari Gate Mahmutaj është vetëdorëzuar mbrëmjen e sotme në polici. “Dhe i 7-ti. Dorëzohet personazhi Gate Mahmutaj....Po u vjen radha të gjithëve. Krenar për Policinë e Shtetit”- shkruan Tahiri.
Razip Rustem Mahmutaj, i njohur dhe si Gate Mahmutaj, ishte shpallur prej dy ditësh në kërkim. Ai cilësohet nga policia si një prej emrave më problematikë në botën e krimit. Shpeshherë i përballur me drejtësinë për akuza të rënda, por gjithmonë ia ka dalë mbanë të mos qëndrojë prapa hekurave.
Brazili mund ta fitojë botërorin? Nuk duket kështu
Sonte filluan ndeshjet e dyta në grupe. Brazili nuk ia doli të merrte më shumë se një barazim (0-0) në ndeshjen e dytë, ku përballë pati Meksikën, një skuadër e organizuar shumë mirë dhe me një portier, që ishte lojtari më i mirë në fushë (e bukura është se është pa skuadër momentalisht). Brazili nuk është se rrezikon me këtë barazim, ngaqë është e para në grup në sajë të faktit që ka shënuar më shumë gola (diferenca e golave është e njëjtë me atw tw Meksikws) e ngaqë ndeshjen e fundit e ka me Kamerunin, skuadra mw e dobwt e grupit.
Ish bashkëluftëtarët, Jakupi ja bën të qartë Hashimit: Askush nuk qeveris me ty
Sekretari i përgjithshëm i partisë NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, i është kundërpërgjigjur Hashim Thaçit, ku ky i fundit gjatë një interviste kishte thënë se ai do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.
Krasniqi, përmes telefonit për “Zëri-n”, ka thënë se Hashim Thaçi nuk ka numra të mjaftueshëm për ta formuar qeverinë e ardhshme dhe se sipas tij, askush nuk dëshiron që të qeverisë me Thaçin.
“ Nëse i siguron 61 e më shumë vota, mundet, por ku i ka marrë ata numra? Kur askush nuk po dëshiron të qeverisë me atë”, ka deklaruar Krasniqi për “Zëri-n”.
Ish presidenti Moisiu: Amnistinë prej nga përfitoi Mahmutaj, e përgatitën Bumçi dhe Olldashi
Mund të quhet ndër momentet më të sikletshme profesionale për ish presidentin e Republikës, Alfred Moisiu, dhe kjo shumë vite pasi ka lënë detyrën: megjithatë ai ka reaguar mbi faktin se një nga personat më të kërkuar nga Policia e Shtetit, Gate Mahmutaj, është liruar nga amnistia e firmosur prej tij. Moisiu sqaroi për A1 Report se amnistia nuk ka qenë personale, por e përgjithshme, por nënvizon se dosja e faljes është hartuar në bashkëpunim edhe me ministrinë e Brendshme, që drejtohej nga Sokol Olldashi dhe ajo e Drejtësisë, që drejtohej nga Aldo Bumçi.
Imami i Prishtinës Shefqet Krasniqi kundër Ramës për pohimin, “nuk jemi vend mysliman…”
Nuk i ka pritur mirë deklaratat e fundit të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Paris se “nuk jemi vend mysliman, por vend unikal”, imami i Prishtinës Shefqet Krasniqi.
Peshkaqen edhe në Sarandë. Sipas peshkatarëve, nuk ishte shumë larg bregut
Ishte më parë Vlora, Durrësi, Shëngjini… tani edhe Saranda. Në një ndër qytetet më të vizituara nga turistët gjatë muajve të verës, bëri bujë lajmi se këto ditë në bregdetin e Sarandës, peshkatarët kanë kapur një peshkaqen të madh. Sipas tyre peshkaqeni nuk është kapur shumë larg plazheve të frekuentuara nga njerëzit dhe kjo tregon pasigurinë e bregdetit të Sarandës, nga ndonjë rrezik i mundshëm apo sulm të peshkaqenëve. Ngrohja drastike e ujrave dhe afrimi i specieve të habitateve të tjera ujore, duket se nuk bën përjashtim as për bregun jugor.
a.k