Arkiv-Lajme

Janullatos: “Ata që sulmojnë Kishën kanë qenë në shtabin e Enver Hoxhës. U publikua vetëm një intervistë nga tre që u morën”

Postuar në 18 Qershor, 2014 12:28

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse të Shqipërisë, Anastas Janullatos ka reaguar ndaj asaj që ai e konsideron sulm të orkestruar dhe të qëllimshëm ndaj kishës. Janullatos duket se ka zgjedhur një meshë në Tiranë, duke iu drejtuar pra besimtarëve, për të sqaruar pozicionin e vet, por edhe për t’iu kundërpërgjigjur sulmeve. Dhe duhet thënë që nuk është kursyer.

Kiço Londo emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

Postuar në 18 Qershor, 2014 10:09

Qeveria ka miratuar sot vendimin për emërimin e Kiço Londos në detyrën e drejtorit të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Ndërkohë po në të njëjtin vendim është vendosur shkarkimi nga detyra e drejtorit të Teatrit Kombëtar të Komedisë të Kastriot Çipit.

http://kryeministria.al/al/newsroom/vkm/vendime-te-miratuara-ne-mbledhje...

s.z 

Shqipëria mund të angazhohet me trupa pranë kontigjentit francez në Mali. Bëhet fjalë për ekspertë eksplozivësh

Postuar në 18 Qershor, 2014 10:03

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka qenë dje në një vizitë zyrtare në Francë me ftesë të homologut të vet francez Jean-Yves Le Drian. Përveç shkëmbimit të opinioneve dhe vlerësimeve reciproke bëhet e ditur se Shqipëria ka dhënë një premtim për përfshirje të mundshme me trupa në Mali, ku forcat franceze janë të doislokuara pas konfliktit të vitit që shkoi. Bëhet e ditur se Ministria e Mbrojtjes mund të çojë në Mali ekspertë të eksplozivëve. Nuk mund të mohohet se një lëvizje e tillë lidhet edhe me një lobim indirekt për statusin e vendit kandidat.

Deficiti buxhetor 70% më i ulët, por investimet publike bien 60%

Postuar në 18 Qershor, 2014 09:58

Deficiti buxhetor 5-mujor i shtetit shqiptar ishte 270 milionë dollarë më i ulët se një vit më parë (ose 70% më i ulët). Por ky reduktim gjigand nuk ka ardhur i gjithi nga rritja e të ardhurave, të cilat u rritën vetëm 140 milionë dollarë. Në krahun e shpenzimeve, ka patur një rënie të ndjeshme të investimeve publike – plot 200 milion dollarë, ose 60% më pak se një vit më parë. Kjo rënie dramatike e shpenzimeve për investime u balancua në një farë mase me shpenzimet për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura ndaj bizneseve, që arrijnë shumën 115 milionë dollarë.

E.Zaloshnja

Humbja e shkëlqimit. Obama në pikën më të ulët të besueshmërisë së amerikanëve. Madje 54% mendojnë se ai nuk e drejton dot vendin

Postuar në 18 Qershor, 2014 09:23

Politika e Jashtme e Barak Obamës rezulton të jetë pika më e dobët e tij. Kjo të paktën sipas një sondazhi të fundit të realizuar nga “Ëall Street Journal” dhe NBC Neë. Sipas shifrave kjo mund të jetë situata me popullaritetin më të ulët për Obamën, madje në këtë dështim të tijin nuk përfshihet situata e fundit në Irak. Vetëm 37% miratojnë Politikën e tij të Jashtme. Por edhe në administrimin e brendshëm amerikanët nuk i besojnë shumë presidentit të tyre.

Heqin barrikadën, rivënë barrikadën. Serbët pendohen dhe krijojnë “Parkun e Paqes” në Mitrovicë

Postuar në 18 Qershor, 2014 08:19

Zhbllokimi i urës së Ibrit në Mitrovicë ka zgjatur shumë pak. Vetëm pak orë. Kjo pasi së fundmi, serbët kanë rikthyer barrikadën, por tanimë me një tjetër gjetje. Në disa saksi betoni janë mbjellë pisha dhe të gjithë kësaj i kanë gjetur emrin: Parku i Paqes. Në “ceremoni” ka qenë i pranishëm edhe Marko Gjuriç, kreu i Zyrës për Kosovn në qeverinë serbe.  Njësoj si në rastin e heqjes së barrikadës, ashtu edhe në rastin e rikthimit të saj, policia dhe KFOR kanë qëndruar indiferentë.

http://koha.net/?id=9&l=14568

Irani paralajmëron ndërhyrjen në Irak. Ruhani deklaron se “do të mbrohen vendet e shenjta shiite”

Postuar në 18 Qershor, 2014 06:54

Irani është ndoshta fuqia e parë ndërkombëtare që zyrtarizon ndërhyrjen direkte më Irak, pas sulmit të pandalshëm të militantëve të ISIS-it. Presidenti iranian Hasan Ruhani ka deklaruar se Irani do të mbrojë vendet e shenjta shiite në Irak. “Lidhur me vendet e shenjta shiite në Qerbela, Naxhaf, Kadimia dhe Samarra, ne paralajmërojmë vrasësit dhe terroristët se kombi I madh iraian nuk do të hezitojë që t’i mbrojë ato”, tha Ruhani. Ndërkohë perëndimi bazohet te një kryeministër shiit si Nuri Al Maliki, i cili ka diskutuar mbrëmë me liderët opozitarë kurdë dhe sunitë.

Thaçi në përpjekje për qeverinë e re në Kosovë. Takim me Pacollin që shpreson të hyjë në Kuvend pas rinumërimit

Postuar në 18 Qershor, 2014 06:12

Mediat në Kosovë njoftojnë se kryeministri aktual i vendit, Hashim Thaçi po vijon përpjekjet për krijimin e një koalicioni qeverisës. Pak orë më parë ai ëshë takuar me kreun e Ardhmërisë për Kosovën Behgjet Pacolli dhe Mimoza Kusari Lilën, një takim për të cilin nuk jepet asnjë detaj, por hamendësohet zhvillimi i mëtejshëm i situatës politike në vend. Thaçi ka shmangur komentin për mediat, kurse Pacolli ka deklaruar se ai shpreson që të hyjë në Kuvend, pas përfundimit të procesit të rinumërimit. Më tej akoma, Pacolli ka konfirmuar mbylljen e bisedimeve me LDK-së dhe Isa Mustafën.

Propozimi i Poroshenkos: Armëpushim i njënashëm në Ukrainë

Postuar në 18 Qershor, 2014 05:52

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko propozoi një armëpushim të njënshëm për ndërprerjen e luftimeve nga trupat e tij për t’i lejuar separatistëve prorusë që të dorëzojnë armët. Agjencia e lajmeve Interfax raportoi se sipas presidentit Poroshenko,plani i paqes do të implementohet në një kohë të shkurtër. Propozimi i Poroshenkos vjen pas bisedës telefonike që ai zhvilloi me presidentin e Rusisë Vladimir Putin. Ata disktuan zgjidhjet e mundshme për krizën në Ukrainën Lindore, ku rebelët prorusë po ndeshen me forcat qeveritare.

Serbët heqin barrikadën mbi lumin Ibër. Nis qarkullimi normal në Mitrovicë

Postuar në 18 Qershor, 2014 04:05

Barrikada mbi lumin Ibër, që ndante Mitrovicën në dy pjesë është hequr. Kështu ka marrë fund ndarja faktike e qytetit, duke i hapur rrugë qarkullimit të lirë të qytetarëve, Siç raportojnë mediat në Kosovë, barrikadën e kanë hequr vetë serbët, madje policia e Kosovës dehe trupat italiane të KFOR-it kanë qenë thjesht vëzhgues në këtë nismë. Barrikada është vendosur në urë në vitin 2011 dhe nisur nga të gjitha faktet ajo ka shërbyer si për të pezulluar qarkullimin normal, ashtu edhe për të imponuar një opsion të ndarjes së Kosovës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme