Arkiv-Lajme

Anglia jashtë Botërorit. Suarez u ‘lë targën’ britanikëve me dy gola

Postuar në 19 Qershor, 2014 16:05

Pas Spanjës edhe Anglia i thotë lamtumirë Botërorit. Në ndeshjen me Uruguajin, ekipi anglez ka humbur me rezultatin 2:1, me dy gola të Suarez në minutat ’39 dhe ’85, ndërkohë që golin e vetëm për britanikët e ka shënuar Rooney në minutën e ’75. “Daily Mirror” bën disa komente për këtë paraqitje të Anglisë: "A bëmë aq sa duhet në ndeshjet e para? Jo. Ne nuk kemi një Pirlo. Dhe ne nuk kemi një Suarez. Ky është ndryshimi”.

SHBA vendosin të mos ndërhyjnë në Irak. Obama: “Kjo situatë duhet zgjidhur nga irakenët”

Postuar në 19 Qershor, 2014 14:43

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të ndërhyjnë në Irak. Sot presidenti amerikan Barack Obama ka deklaruar se SHBA-të nuk do të kthehen në Irak për të luftuar, por gjithsesi janë të gatshme të dërgojnë rreth 300 këshilltarë pranë ushtrisë irakene.  “Nuk është detyra jonë që të zgjedhim liderët e Irakut. Në fund të fundit kjo është diçka që duhet zgjidhur nga irakenët”, ka deklaruar ai duke njoftuar kështu braktisjen e ekipit aktual iraken në përballjen e tij me militantët e ISIS-it.

Votohet qeveria e re në Maqedoni. Nuk mungojnë pakënaqësitë mes shqiptarëve

Postuar në 19 Qershor, 2014 13:35

Nikolla Gruevksi rikonfirmohet si kryeministër i Maqedonisë. Sot parlamenti maqedonas ka votuar përbërjen e re të qeverisë, pasi marrëveshja mes VMRO-DPMNE dhe BDI-së së Ali Ahmetit i hapi rrugën kalimit në negociata konkrete. Ministrat e rinj janë:

Policia depërton në të gjithë komunën e Lazaratit. Tashmë pyetjet më të mëdha shkojnë mbi akuzën dhe drejtësinë

Postuar në 19 Qershor, 2014 11:51

Policia shqiptare ka depërtuar në të gjithë territorin e Lazaratit duke marrë nën kontroll të gjithë zonën. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Shtetit  Laura Totraku e cila ka deklaruar se “Policia e Shtetit është prezent tashmë në të gjithë Komunën e Lazaratit, duke mbajtur nën mbikëqyrje situatën dhe duke ofruar rend e siguri për banorët e Lazaratit.

Ipeshkvi i Kosovës Dodë Gjergji: “Ka përpjekje për të cenuar tolerancën fetare, por nuk mendoj se do të ketë trazim mes shqiptarëve”

Postuar në 19 Qershor, 2014 10:35

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji i ka dhënë një intervistë “Zërit të Amerikës” në SHBA në të cilën ka prekur edhe çështjet e raporteve ndërfetare në Kosovë. Ai ka deklaruar se në Kosovë ka 60 mijë katolikë dhe 24 famulli. Pyetjes se përse Vatikani nuk e njeh ende Kosovën, Gjergji i është përgjigjur se: “Vatikani nuk mbështetet vetëm në praninë e të krishterëve”. “Vatikani ka treguar një dashuri të veçantë për popullin shqiptar. Edhe  lajmi që Papa Françeksu do të vizitojë Shqipërinë është një shjenjë për këtë”, ka thënë ai.

Së shpejti një shtatore edhe për Richard Holbrooke në Kosovë

Postuar në 19 Qershor, 2014 09:27

Në Viti të Kosovës pritet të ndërtohet një shtatore kushtuar ish-diplomatit amerikan Richard Holbrooke. Kështu njofton gazeta “Zëri” e cila i referohet një propozimi të kryetarit të komunës dhe faktit që ky propozim është miratuar nga Komiteti për Politikë dhe Financa. Po sipas “Zëri” shtatorja do të ndërtohet me donacione dhe me kontributin e komunës.

http://zeri.info/artikulli/38560/vitia-i-nderton-shtatore-ish-diplomatit...

s.z 

Një pohim aspak miqësor i Baudelaire për Victor Hugo

Postuar në 19 Qershor, 2014 08:58

“Victor Hugo ishte idiot dhe i çmendur”. Ky pohim vjen nga një tjetër penë e madhe e letërsisë franceze, Charles Baudelaire. Pohimi ka dalë në dritë nga disa letra të këtij të fundit që janë shkruar në vitin 1860 dhe pritet të botohen në New York.  

http://kultplus.com/?id=5&l=3454

http://www.theguardian.com/books/2014/jun/18/baudelaire-victor-hugo-idio...

s.z 

Ish-ministri Noka e akuzon, deputetja Xhuvani sjell djalin në Parlament si dëshmi

Postuar në 19 Qershor, 2014 08:21

Kjo e Lazaratit po nis të ngjajë për disa gjëra me atë proverbin e kumbullave të tharta, që të tjerë i hanë e të tjerëve u mpihen dhëmbët. P.sh historia e përfshirjes në listë të djalit të deputetes Luiza Xhuvani në grupin e njerëzve që qëllonin ndaj policisë në Lazarat ka disa ditë që vjen vërdallë në skenën politike dhe në media. Por sot ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka ka hedhur një fjalë tjetër provokuese: “Atje po gjuan djali i Luiza Xhuvanit. Nëse nuk ka qenë, sille djalin për 30 minuta këtu dhe ti kërkojmë ndjesë”, i tha Noka deputetes socialiste.

Në Spanjë është koha e abdikimeve; ra dhe mbretëria e Iniesta-s e Co

Postuar në 19 Qershor, 2014 07:39

Në Spanjë ka patur këto ditë hipje e zbritje nga froni. Ka hipur në fron Filipi VI i Burbonëve, të cilit i ka hapur rrugën i ati që ka abdikuar. Por tok me të ka abdikuar edhe një mbretëreshë, kombëtarja spanjolle e futbollit që pas humbjes me Kilin shënoi fundin e një “monarkie” që zgjati gjashtë vjet. Casillas, Pique, Iniesta, e Co, pasi morën dy kupa të Europës e një kupë të botës, u larguan nga skena. Me turp? Ka shumë vetë që në të nxehtë edhe mund t’i përgjigjen “po” kësaj pyetjeje,  por e vërteta është se ata largohen duke lënë pas një histori të tërë suksesi.

Statusi, kapërcehet edhe “pengesa” hollandeze. Parlamenti i Hollandës vendos për “Po” për Shqipërinë

Postuar në 19 Qershor, 2014 06:39

Shqipëria duket se e ka lënë pas pengesën hollandeze për statusin e vendit kandidat për në BE. Sot parlamenti i Hollandës ka miratuar propozimin për t’i thënë “Po” rekomandimit të KE-së që e vlerëson si pozitive marrjen e statusit. Ky vendim është prekur sot gjatë fjalës së kryeministrit në Kuvend, pasi në muajin dhjetor Hollanda u konsiderua vendi kryesor në “Jo-në” ndaj Shqipërisë.

s.z 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme