Ish-ministri Noka e akuzon, deputetja Xhuvani sjell djalin në Parlament si dëshmi

Postuar në 19 Qershor, 2014 08:21

Kjo e Lazaratit po nis të ngjajë për disa gjëra me atë proverbin e kumbullave të tharta, që të tjerë i hanë e të tjerëve u mpihen dhëmbët. P.sh historia e përfshirjes në listë të djalit të deputetes Luiza Xhuvani në grupin e njerëzve që qëllonin ndaj policisë në Lazarat ka disa ditë që vjen vërdallë në skenën politike dhe në media. Por sot ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka ka hedhur një fjalë tjetër provokuese: “Atje po gjuan djali i Luiza Xhuvanit. Nëse nuk ka qenë, sille djalin për 30 minuta këtu dhe ti kërkojmë ndjesë”, i tha Noka deputetes socialiste. Dhe kjo e fundit i ka telefonuar të birit që ka mbërritur në godinën e Parlamentit ku edhe ka dalë që ta presë. Pra i biri nuk ishte në Lazarat, pasi megjithë investimet në rrugë që ka bërë qeveria e kaluar, nuk kishte sesi të vinte për 30 minuta në Tiranë. Këtu lind një problem jo pak i rëndësishëm. Parlamenti shqiptar është tashmë me siguri vendi ku serioziteti mund të shpresohet vetëm te saktësia e atyre që thuhen. Ndaj është e çuditshme kjo pasaktësi në informacion e z. Noka, që pati sukses të merituar me çështjen e sms-së së kryeministrit.

http://www.balkanweb.com/kryesore/1/noka-djali-i-luizes-po-gjuan-ne-laza...

s.z 

Comments

Submitted by AliDemsi (not verified) on

<p>Po djalin duhet ta kishe ne burg moj shoqe, se i zuri prite burrit te botes, e vrau, u fsheh 6 muaj, u zu dhe me policet brenda ne paraburgim, dhe sot ben xhiro ne Tirane. Po mos ki merak se do ta gjeje nje dite, do shohesh sa do te te dhembi!</p>

Submitted by Enzio (not verified) on

<p>E vertete! Ka edhe raste te tjera ku femijet e ketyre arin deri ne vepra penale (jo kundravajtje penale por krime) dhe nuk denohen, dmthn. nuk denohen fare, dalin te pafajshem! Eshte turp qe njerez futen brenda asaj salle qe suhet parlament te kene femij me sjellje kaq te ulet, dhe jane aq te pafytyre sa dhe i mbrojne. Se dyti, me sa di une, policia e ka nxjerr ne listen e te kerkuarve. Bravo policise!</p>

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>IDIOTESIRA!!!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.