Në Spanjë është koha e abdikimeve; ra dhe mbretëria e Iniesta-s e Co

Postuar në 19 Qershor, 2014 07:39

Në Spanjë ka patur këto ditë hipje e zbritje nga froni. Ka hipur në fron Filipi VI i Burbonëve, të cilit i ka hapur rrugën i ati që ka abdikuar. Por tok me të ka abdikuar edhe një mbretëreshë, kombëtarja spanjolle e futbollit që pas humbjes me Kilin shënoi fundin e një “monarkie” që zgjati gjashtë vjet. Casillas, Pique, Iniesta, e Co, pasi morën dy kupa të Europës e një kupë të botës, u larguan nga skena. Me turp? Ka shumë vetë që në të nxehtë edhe mund t’i përgjigjen “po” kësaj pyetjeje,  por e vërteta është se ata largohen duke lënë pas një histori të tërë suksesi. Dhe është vetë shtypi spanjoll që të nesërmen e disfatës së Spanjës nuk është lëshuar në kritika e qortime. Përkundrazi. E përditshmja sportive më popullore ‘Marca’ kish zgjedhur për titull kryesor në faqe të parë një frazë mirënjohjeje: “The end – Ishte shumë bukur për aq kohë sa zgjati”. Gazeta 'La Vanguardia' kish bërë lidhjen mes ngjarjeve në të dy mbretëritë, dhe thosh “Nga një mbret në tjetrin”. Dhe saktëson: “pasi kanë mahnitur botën për gjashtë vjet me radhë, ata thonë ‘boll’; dhe e kanë bërë në mënyrë brutale”. ‘El Mundo Deportivo’ shkruan në faqe të parë: Abdikuan edhe ata. Për gazetën ‘As’, “Marakana pa fundin e një brezi ngadhnjimtar; e nuk duhet të na kërkojnë falje; ne u detyrohemi shumë atyre”. ‘Marca’ nuk harron, megjithatë, të shtrojë pyetjen: Po tani çfarë do të ndodhë?

Re.Pu.

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>Cdo skuader ka nje cikel. Megjithate te mos harrojne qe ne 6 vitet e fundit Spanja ishte ekipi me i mire ne historine e futbollit.</p>

Submitted by Altin (not verified) on

<p>Ne 6 vitet e fundit Spanja ka qene ekipi me i mire per historine e 6 vjeteve, se per historine e futbollit nuk jam aq i sigurte. Duke pare futbollin e luajtur nga viti 1970 e ketej, per mendimin tim ekipi me i mire ka qene Brazili i vitit 1982. Por ironia e fatit e solli qe ata te mos arrinin dot deri tek titulli (e mposhti nje antifutboll italian me njefare Paolo Rossi). Te gjithe ndjekesit dhe specialistet e asaj kohe kane thene se ekipi i Brazilit sikur ishte nga nje planet tjeter. Edhe une pajtohem me ate mendim, ndonese kam qene admirues i futbollit gjerman.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.