Ipeshkvi i Kosovës Dodë Gjergji: “Ka përpjekje për të cenuar tolerancën fetare, por nuk mendoj se do të ketë trazim mes shqiptarëve”

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji i ka dhënë një intervistë “Zërit të Amerikës” në SHBA në të cilën ka prekur edhe çështjet e raporteve ndërfetare në Kosovë. Ai ka deklaruar se në Kosovë ka 60 mijë katolikë dhe 24 famulli. Pyetjes se përse Vatikani nuk e njeh ende Kosovën, Gjergji i është përgjigjur se: “Vatikani nuk mbështetet vetëm në praninë e të krishterëve”. “Vatikani ka treguar një dashuri të veçantë për popullin shqiptar. Edhe lajmi që Papa Françeksu do të vizitojë Shqipërinë është një shjenjë për këtë”, ka thënë ai. Dodë Gjergji ëhstë pyetur edhe për raportet mes komuniteteve fetare dhe sidomos për perspektivën e bashkëjetesës. “Ekziston vëllazëria mes shqiptarëve, pavarësisht feve. Është një pasuri që e kemi trashëguar. Ka përpjekje dhe tendenca për ta plagosur këtë bukuri të shpirtit shqiptar, por mendoj se nuk do të ketë vështirësi. Nuk mendoj se do të ketë trazim mes shqiptarëve. Shqiptarët kanë inteligjencën, memorien dhe guximin për të shkuar përpara”, ka shtuar ndër të tjera ai.
http://www.zeriamerikes.com/content/article/1938918.html
s.z
Add new comment