Byroja parlamentare përjashton për 10 ditë Sali Berishën nga punimet e Kuvendit. Berisha: “Demaskova kryeministrin”

Postuar në 19 Qershor, 2014 06:20

Byroja e Kuvendit ka përjashtuar për 10 ditë nga punimet parlamentare, përfshi komisionet, deputetin Sali Berisha. Shkak është bërë fjalori i tij në adresë të bashkëshortes së ministrit të Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj. Ai i është referuar fjalëve që i ka riprodhuar edhe vetë në Facebook, për zënkën në ditëlindjen e Tedi Papavramit. “Një burrë që i quajnë gruan kurvë dhe prostitutë dhe nuk bën zë, ky është”, tha ai duke folur për Veliajn. Kreu i Kuvendit ka ndërprerë seancën dhe më pas ka mbledhur Byronë. Berisha nuk është tërhequr dhe në pushim të seancës ka përsëritur për mediat: ““Edi Rama i tha në sytë e tij prostitutë dhe ai s’çeli gojë fare. Bërtiste mbrapa se thashë të vërteta që u digjnin. Në këtë kontekst unë jam këtu për t’u zotuar para shqiptarëve se asgjë në botë nuk do më pengojë mua të them të vërtetat publike që janë të rëndësishme. Kryeminsitri pasi ka shkëmbyer me të të gjitha sharjet, i është kthyer dy zonjave me fjalët më të ulëta. Nuk preken me ato që i thotë kreu i tyre po preken se pse bëhen publike, pavarësisht se kanë ndodhur në ambient publik në sy të 22 vetëve. Kur një kryeministër e lejon veten të thotë gjëra të tilla ai e meriton të demaskohet dhe unë s’i kam thënë si kryeministër një fjalë të tillë”. Lidhur me operacionin në Lazarat ai ka nënvizuar nevojën që policia të “qëllojë me precizion”.

http://www.youtube.com/watch?v=4GZMpFEHrDk

s. z

Comments

Submitted by Bendo (not verified) on

Te vertetat u ke thene dhe eshte e vertete se ai,Rama,i zgerlaq dhe shan sido servilat e vet.

Po ata jane servila dhe nuk ndihen.

Cka ke thene jane te verteta.

Submitted by dinjiteti rilindas (not verified) on

kur shahemi nga grate nuk fyhemi por kur dikush thjesht pohon faktin fyhemi rand dhe vrasim kaporal pelegrinet e mashtrimit. Madje me urdher nga lart publikojme dhe statuse ne fb per te mohuar faktin. Rama paska thene te verteten perderisa cifti Veliaj prostituon nderin dhe dinjitetin e vet per hir te pushtetit

Submitted by Xhaxhai (not verified) on

Nese eshte e pavertete,Berisha ka kapercyer genjeshtren,por nese eshte e vertete,hem..vazhdon historia e vjeter e te parit the centralizimit dhe serviliteti i atyre perreth.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.